Ja pse çiftet që martohen, nuk bëjnë kontrata për ndarje pasurie
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Kodi i ri i Familjes për pasuritë e ndara martesore nuk ka gjetur zbatim. Eshtë thyer nga mentaliteti dhe tradita, që kanë dalë më të forta. Shqiptarët e kanë për turp që, pasi kanë vënë unazën në gisht dhe kanë dehur në hare 200 dasmorë, të shkojnë tek noteri dhe të bëjnë kontratë për të mbajtur të ndara pasuritë e tyre që do të rrjedhin pas martese. Për shumë njerëz kjo vazhdon të tingëllojë nonsens, sepse përderisa dy njerëz lidhin jetën, bashkohen shpirtërisht dhe trupërisht, krijojnë jetë të reja njerëzore që nuk mund të ndahen, ndërkohë që përpara kësaj të fundit, pasuria aq që do tu hynte në sy. Një kontratë e tillë i frikëson ende njerëzit, ajo shihet me hije dyshimi, sikur pas saj të fshihet ideja e një divorci të mundshëm në të ardhmen. Dhe për të qenë të sinqertë, shumë partnerë nuk do ta hidhnin hapin në martesë, nëse do të kuptonin se në kokën e partnerit ka një pikë dyshimi për të ardhmen dhe se ai nuk i jepet i tëri kësaj lidhjeje përbetuese.
Mirëpo ana tjetër e medaljes, paraqet një amoralitet edhe më të madh: Njëri nga partnerët mund të mos jetë i sinqertë në lidhje, synon të marrë gjysmën e pasurisë së tjetrit dhe për ta thënë më shkoqur, pas kësaj bën plane ti japë duart. Atëherë kontrata martesore e mbron partnerin e pasur nga “viktimizimi” dhe nga një martesë që jo vetëm do ta zhvaste financiarisht, por do ti prishte edhe familjen. Në shoqërinë perëndimore tek njerëzit e kamur është kjo lloj dileme: Të bëjnë apo jo kontratë për ndarje të pasurisë? Nënshkrimi i së cilës, mund të parathotë rrallëherë mbrojtje për bashkëshortin e pasur dhe më shpesh, fyerje mosbesuese ndaj bashkëshortit inferior ekonomikisht. Sidoqoftë, çdo zgjedhje është personale dhe mund të gjykohet vetëm rast pas rasti.
-Sa lloj regjimesh pasurore martesore ka ligji shqiptar dhe si realizohen?
Regjimi i ri sipas Kodit të Ri të Familjes në titujt e pronësisë ecën mbi barazinë e burrit dhe të gruas. Ajo që është e burrit dhe që është vendosur gjatë kohës së martesës, është edhe e gruas. E anasjellta është po kaq e vërtetë. Në Kodin e Ri të Familjes parashikohet krahas martesës edhe një regjim pasuror i ndarë, kur këtë e kërkojnë palët. Burri dhe gruaja vijnë tek noteri dhe bëjnë një marrëveshje ku me vullnet të lirë angazhohen të njohin regjimin pasuror të secilit brenda martesës. Pra, thënë më thjesht, heqin dorë nga pretendimi për pronësi të përbashkët.
-Sa po aplikohet kontrata martesore për pasuritë e ndara? A ka interes nga publiku për këtë mundësi që ka parashikuar Kodi i Ri i Familjes?
Edhe pse regjimi i pasurive të ndara ka hyrë qëkur hyri në fuqi Kodi i Ri i Familjes, në praktikë shumë pak ka zënë vend. Në përgjithësi, çiftet nuk bëjnë kontrata pasurie dhe sipas kodit të vjetër e të ri, pasuria e vënë gjatë martesës është e përbashkët.
-Pse? Cilat janë motivacionet që keni zbuluar ju si ekspert i ligji, por edhe nga kontakti e bisedat që keni çdo ditë me klientët tuaj?
Është çështje mentaliteti. Shqiptarët kanë mentalitetin e vjetër dhe vijnë nga tradita e vjetër martesore. Së dyti, njerëzit nuk janë aq të pasur, saqë të mendojnë që në momentin e parë, krahas martesës edhe për të ardhmen e pasurisë. Shpesh, kanë vetëm një shtëpi. Pastaj, shqiptari nuk e shkon ndër mend divorcin, është kategorik në gjykim dhe po ta shkonte ndër mend, as që do ta bënte fare martesën. Mirëpo jeta ka edhe të papritura. Shqiptarët janë larg nga bota edhe në traditën e lënies së testamentit. Bota (të huajt) sa herë hipin në avijon, bëjnë testament. Ndërsa ne, si popull, nuk e mendojmë fundin e keq, nga natyra jemi më shumë optimistë sesa realistë. Kjo duket edhe në faktin që shpenzojnë shumë në raport me të ardhurat.
-Si do të vepronit vetë, nëse do të martoheshit sot?
Sa herë të martohesha, asnjëherë nuk do të bëja kontratë pasurie. Madje në rast divorci, do të bëja kontratë në favor të ish-gruas, do ti lija më shumë sesa i cakton ligji. Mua më duket ordinere kur burrat numërojnë edhe centimetrat e pllakave të shtëpisë pas divorcit. Ky është kodi im moral si burrë, sepse e gjykoj se gruaja ka dhënë shumë më tepër kontribut për familjen, sado para të sjellë burri. Gruaja mban fëmijën në bark, e ushqen nga trupi i saj, e rrit, kujdeset për lukun e burrit dhe për të gjithë shtëpinë. Burrat harrojnë se ajo grua është njëlloj si nëna e tyre sepse është nënë.
-Pse e idealizoni kaq shumë figurën e femrës? Mund të jetë ajo krejtësisht fajtore dhe të mos i takojë asnjë kacidhe e mund të jetë burri dinjitoz, i shfrytëzuari?
Nisem nga e përgjithshmja, nuk flas për fabula konkrete, se përndryshe, po të mos ishin shkruar gjërat kështu, bota do të ishte përmbysur.
-Shihni gjë ndonjë lloj amoraliteti në shkuarjen nëpër mend, imagjinimin, paramendimin, parashikimin e divorcit, kur çifti martohet dhe bën kontratë për pasuri të ndara?
Po sigurisht, shoh. Edhe pse nga ana tjetër, ky lloj ligji ka brenda një moral tjetër, për të mbrojtur bashkëshortin-viktimë nga qëllimi përfitues i partnerit, në një rast të veçantë. Sepse duhet ta dimë që ka edhe martesa të mirëfillta për përfitime, sidomos kur bëhen mes partnerëve me diferenca të mëdha moshore, ekonomike në ndonjë rast, e në rrethana të tjera të mospërputhëshme.
-Brenda secilit variant ligjor ku parashikohet pasuria martesore, ka një lloj morali dhe amorali. Në një rast bashkëshortët bashkojnë gjithçka në martesë, ndërsa në rastin e dytë, i mbajnë të ndara, duke iu trembur divorcit apo shfrytëzimit nga tjetri. Kë do tu sugjeronit çifteve?
Jam për një kombinim të të dyja varianteve: Që bashkëshortët të kenë diçka të përbashkët, një shtëpi përshembull dhe gjëra kryesore, por ama është mirë që secili të ketë edhe diçka të vetën: një makinë përshembull apo një dyqan. Ky lloj kombinimi e forcon martesën, pasi ka gjëra që i lidhin partnerët, por ka edhe pavarësinë e nevojshme ekonomike. Kjo pavarësi është e rëndësishme sidomos për gruan, që në rast të një divorci të mundshëm shërben si garanci, i lehtëson kështu edhe punën gjykatës.
-Ju si noter, a keni parë apo njohur raste kur njerëzit rrinë të martuar sepse nuk jetojnë dot të ndarë për arsye ekonomike?
Po, sidomos para 90-s ndodhte edhe më shpesh. Duket deri diku si pozitive, por ama nuk është kjo që duhet ta mbajë një familje dhe ka brenda edhe anën negative. Familja ashtu siç është e shenjtë, duhet të jetë edhe e lirë. Mbahet me ndërgjegjje.
-Përballë faktit që femrat janë inferiore ekonomikisht në shoqëri, një pjesë e madhe- shtëpiake, sa e mbron regjimi i ri martesor seksin- femër nga risqet ekonomike?
Aspak. Femra mbetet tërësisht e zbuluar dhe e pambështetur me mjete financiare, sidomos kur ndodh divorci. Jam i mendimit se duhen disa ndryshime për ti dhënë gruas një mbështetje financiare. Ashtu sikurse presupozohet se duhet që të parashikohet edhe pjesa e fëmijëve, që janë po ashtu të pambrojtur. Dhe kjo pjesë ti kalojë nënës nëse i mban ajo. Eshtë e pamjaftueshme që fëmijët të lihen vetëm me një pension mujor sa një lëmoshë.
-Një pjesë e martesave ndodhin mes çifteve që kanë diferenca të mëdha ekonomike, shpesh i pasuri është burri. A priren më tepër partnerët e pasur në këto raste për të ruajtur pasurinë e tyre ndarazi?
Rrallë ka filluar edhe kjo të ndodhë. Por, për një martesë me diferenca të ndjeshme ekonomike do të ishte mirë që nga kodi ynë civil të parashikohej që ti krijonte një suport gruas, një suport më të madh, me qëllim që martesa të mos niste me varësi mbijetese në familje dhe që në rast divorci, ajo të mos mbetej mes katër rrugëve.
-Nëse dy njerëz kanë vite të martuar dhe nuk kanë bërë që në fillim të martesës ndonjë kontratë për ndarje të pasurisë, a mund ta bëjnë këtë në një kohë të dytë të mëvonshme?
Po, mund ta bëjnë kur të duan, në cilindo rast. Mjafton që njëri partner të dojë ta ketë të ndarë pasurinë e tij dhe e detyron edhe tjetrin që ta pranojë. Por për vitet martesore që kanë rrjedhur para kontratës, pasuria e vënë është e përbashkët dhe ndahet gjysmë për gjysmë. Kontrata ka fuqi që nga momenti i nënshkrimit e pas.
-Sa i ndalon rregjimi i ri i pasurisë martesore, martesat e pandershme?
Po, i ndalon sepse njerëzit e kanë të qartë, janë koshientë për atë që i lidh nga ajo që i zgjidh. Megjithatë, gjërat mbeten relative sipas llojit të marrëdhënies njerëzore.
-Vetë shoqëria, familjet e të rinjve, si i presin martesat me kontratë pasurie të ndarë?
Nuk ka shumë raste të tilla, dhe kjo tregon se shoqëria në tërësi nuk i mirëpret, e padyshim prindërit që i përkasin një brezi me mentalitetin tradicional, aq më pak nuk e mirëpresin këtë risi të Kodit të Ri të Familjes.
-Ju thatë se njerëzit gabojnë, kur mendojnë se një pronë e blerë vetëm në emrin e tyre, do të jetë personale. Po në rastin kur kanë depozita bankare në emrin e tyre? Si trajtohet pasuria e tundshme pas divorcit, sipas ligjit?
Depozitat janë individuale, por në rastet kur këto depozita vihen si garanci pasurore, atëherë duhet të merret patjetër edhe mendimi i partnerit. Këtu hyn Kodi i Ri i Familjes.
Ndonëse asnjë person nuk ka të drejtë të tërheqë para nga depozita individuale e tjetrit, madje as kur ky është bashkëshorti (ja), kjo nuk do të thotë se kjo depozitë është pronë vetëm e personit në emrin e të cilit është çelur (bëhet fjalë gjatë kohës së martesës). Prandaj, kur fillon procesi i divorcit, gjykata bllokon të gjitha llogaritë individuale në depozitë të cilat ndahen pas zgjidhjes së martesës.
Por këtu ka një paradoks. Bashkëshorti që ka hapur një depozitë bankare ka të drejtë të përdorë këto para gjatë martesës, ndërkohë që bashkëshortja nuk mundet të përfitojë. Pra ligji i depozitave bankare dhe ligji për pasurinë e përbashkët martesore kanë një shmangie.
Intervistoi Denisa Kona
Llogari të gabuara
Blejnë prona në emrin e tyre dhe i dinë se i kanë personale
Një grua e martuar ble një pronë. Kur e noterizon, vendos vetëm emrin e saj. Ajo mendon se prona do ti takojë tërësisht në rast divorci. Por noteri Robert Kolli shpjegon se pavarësisht se emrin e kujt mban një pronë, nëse ajo është vënë apo blerë gjatë kohës së lidhjes bashkëshortore, konsiderohet e përbashkët dhe në rast divorci, ndahet në mënyrë të barabartë mes burrit dhe gruas. Këtë gabim e bëjnë më shpesh burrat, pasi janë ata që blejnë pronat e patundshme në pjesën më të madhe të rasteve. “Ky regjim shtrihet edhe kur çifti është i ndarë,- thotë noteri.- Ajo që konsiderohej e përbashkët në martesë, e tillë mbetet edhe pas zgjidhjes së saj. Nga ky rregjim janë të përjashtuar plotësisht fëmijët, që do të thotë se fëmijët nuk përfitojnë asgjë sa janë minorë, edhe pasi prindërit ndahen.
Ndarja e banesës
Kodi Shqiptar nuk e privilegjon gruan, ndryshe nga kodet e huaja
Nëse ish-bashkëshortët vazhdojnë të jetojnë në të njëjtin apartament, ai ndahet përgjysmë mes tyre, ndërsa kur jetojnë në shtëpi të ndara, nga apartamenti martesor që kishin, duhet ti kthejnë njëri-tjetrit pjesën e kundravlerës sipas çmimit të tregut. Në këtë mes, ligji nuk e favorizon prindin që rrit fëmijët. I vetmi “favorizim” për gruan që mban fëmijët, është përfitimi i pensionit ushqimor-detyrimi i përmuajshëm i babait.” Kodi i Ri i Familjes ndjek linjën e barazisë, pa e dalluar gruan, dallime të cilat i bëjnë kodet e vendeve të tjera si kodi gjerman, francez, anglez etj.
MORALI dhe LIGJI
-A ka gra që blejnë prona, nënshkruajnë transaksione shitblerjeje fshehtas burrit dhe a ndodh shpesh kjo?
Populli thotë: “Paratë dhe gjynahet nuk tregohen”. Di shumë gra, që kanë paratë e tyre dhe nuk ua tregojnë burrave. Por, nuk do ta gjykoja gruan nga një e dhënë e tillë. Gruaja gjykohet nga kompleksiteti i gjërave, nuk gjykohet pse pati dëshirë të vërë pesë para mënjanë.
-A ka mosmarrëveshje në shpenzime mes burrave dhe grave?
Po ka. Burrat nuk janë të bindur se gratë vishen më bukur për tu pëlqyer atyre, dhe nga ana tjetër e medaljes, 90% e grave shqiptare nuk dinë të serviren në shtëpi, vishen keq, nuk mbahen. Këto dy tablo përballë njëra-tjetrës stonojnë. Fustanet e çarë, gruaja nëse do të jetë e pëlqyeshme për burrin e saj, fare mirë mund ti mbajë në shtëpi, jo në rrugë. Veshjet gratë shpesh i përdorin si karem për burrat e botës, për të ndjellë dhe janë mjet provokimi qoftë edhe i pavetëdijshëm. Të moçmit thonë: “Shkon pas fustaneve” nuk thonë “Shkon pas grave”.
-Gabimet e grave
Humbjen më të madhe gratë e pësojnë se duke qenë luanesha, kthehen në mace. Gruaja ka fuqi të paimagjinueshme, e gjithë familja sillet rreth saj, mirëpo ajo, ca nga naiviteti, ca nga frika, ca nga hallet e shumta që i bien mbi supe, ajo nuk di të jetë luaneshë. Gruaja në Shqipëri vuan ende dramën nëse bëri zgjedhjen e duhur me burrin që u martua apo jo. Por burri në të tilla raste e mban edhe më shumë plagën. Gruaja vuan më shumë se burri dramën e varfërisë, sepse nuk i përgjigjet dot kërkesave të bulevardit me mundësitë financiare që ka ajo dhe familja. Ajo kërkon të vishet shumë më mirë, me rroba të hijshme dhe kur nuk ia arrin, ndihet inferiore, fillon e humbet edhe respektin për veten.
Midis moshës 32 dhe 40 vjeçe, ajo vuan krizën e identitetit. Kjo është mosha që rrezikon të tradhtojë gruaja, pasi ka rreth 10 vite martese, ka konsumuar martesën dhe dashurinë, ka rritur disi fëmijët, ajo fillon të kërkojë jashtë familjes. Nëse nuk ka gabuar deri në këtë moshë, nuk ka gjasa të ndodhë më pas.
Po burri, kur e ka moshën e krizës?
Për burrin nuk ka një brez të tillë.
Bukuria e gruas nuk ndjell përjetësisht
Në një mjedis shokësh, një herë u çel një diskutim i tillë,- tregon Robert Kolli.- Nga ne, burrat, kush duhet të ikë nga kjo botë, më i ngopur me bukurinë e gruas? Dhe njëri prej tyre kishte një grua fort të bukur, që mbahej për bukurinë e saj. “Ti,- i thanë,- ke për të ikur i ngopur me bukuri gruaje.” Ndërsa ai iu përgjigj: “Unë nuk ta njoh gruan tënde, por po qe se do ta shkëmbejmë, ta sjell unë i pari...”.
-Do tia falje tradhtinë gruas tënde, qoftë si rast sporadik, qoftë si rutinë?
100 herë do tia falja vetes, asnjëherë gruas. Kurse gjithë gratë e tjera, të falura janë prej meje.
-Shumë strikt me gruan në çështjen e moralit dhe tepër liberal me veten në të njëjtën pikë. Nuk do të të vriste ndërgjegjja?
Unë nuk do tia falja vetes kurrë që të bëhesha shkak për ndarjen e një gruaje. Ashtu si do të doja të mbroja familjen time, do të doja edhe për të që të mos i cënohej. Do ta ruaja familjen, edhe nëse do të marrosesha pas ndonjë gruaje.
-Ku do ti hapje sekretet e tua; tek gruaja legjitime apo tek ajo tjetra?
Njeriu jeton paralelisht tre jetë: private, familjare dhe shoqërore. Secila ka drynin e saj dhe mban brenda sekretet e saj.
-Si ndikon varësia e fortë ekonomike e një gruaja, që nuk është në gjendje të ushqehet në marrëdhëniet bashkëshortore dhe në fatin e familjes?
Nuk ndikon për mirë. Burri është i prirur më shumë për të tradhtuar, kur ka një grua të nënshtruar ekonomikisht, sepse kjo gjë prish vlerësimin e burrit për të shoqen dhe sepse ai ka nevojë ta ketë atë partnere në çdo gjë.
-Sipas njohjes jetësore që keni, a janë të paktë burrat,që i qëndrojnë besnikë martesës?
Jo, ka shumë. Mbi 60% e burrave nuk tradhtojnë dhe sidomos nga popullsia e fshatit. Unë kam rastin e bashkëfshatarëve të mi,që nuk kanë pasur asnjë grua tjetër veç gruas me kurorë. Por, jo çdo flirt i burrave rrezikon martesën. Sa më burrë të jetë, aq më i qëndrueshëm është në marrëdhënie familjare. Një miku im më thoshtenjë ditë: “Nuk ndahet gruaja pse është dashnorja më e bukur. Gruan e dua, tjetrën e pëlqej dhe këto janë dy gjëra të ndryshme, larg njëra-tjetrës.”
Ky lajm është publikuar: 02/02/2010