Tunizianët votuan për presidentin e ri
Tunizianët votuan sot në kuadër të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, në garën në të cilën pritet se fitore bindëse do të shënojë sërish presidenti aktual i Tunizisë, Zine Ben Ali, përkundër masave të ndërmarra nga autoritetet, për ti mundësuar opozitën që të ketë një ndikim më të madh.
Ben Ali ka kandiduar për mandatin e tij të katërt pesëvjeçar, pasi që mori përsipër pushtetin pas puçit pa gjakderdhje në vitin 1987. Ai u rizgjodh për president në zgjedhjet e vitit 2004, me 94 për qind të votave, një rënie kjo nga dy fitoret e tij paraprake, në të cilat arriti të tubojë 99.2, përkatësisht 99.7 për qind të votave.
Përkundër faktit se fushata përfundoi të premten, Ben Ali ndërmori një hap të pazakonshëm të shtunën në mbrëmje, me çrast ai gjatë një fjalimi në televizion sulmoi të gjithë bashkëkombësit të tij, të cilët mund të cilësojnë zgjedhjet si jokorrekte.
Një pakicë e vogël po e shfrytëzon mundësinë, për të kritikuar qeverinë apo për të vënë zgjedhjet në dyshim, tha Ben Ali, duke ju referuar me gjasë aktivistëve për të drejta të njeriut, të cilët kanë theksuar se regjimi nuk ka realizuar premtimin e vet për liberalizim.