Shkolla e Policisë, datat e testimit me shkrim për 1.651 kandidatet femra
Policia e Shtetit ka shpallur datat e testimit të 1.651 kandidateve femra, që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë. Të gjitha kandidatet e interesuara për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë strukturave të Burimeve Njerëzore të Drejtorive të Policisë në Qarqe, do t`i nënshtrohen testimit me shkrim në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, në datat 10, 11 dhe 12 dhjetor, sipas përcaktimit të mëposhtëm:
-Më datë 10 dhjetor 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve të Qarkut Tiranë, sipas këtij përcaktimi:
Në orën 07:00 do të paraqiten aplikantet e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0001-0275 (pjesa e parë) ndwrsa nw orën 11:00 do të paraqiten aplikantet e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0276-0550 (pjesa e dytë).
-Më datë 11 dhjetor 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve nga Qarqet Tiranë, Durrës, Dibër, Fier, Vlorë (pjesa e parë) dhe Berat sipas këtij përcaktimi:
Në orën 07:00 do të paraqiten aplikantet e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0551-0638 dhe kodin 1650-1651 (pjesa e tretë), kandidatet e qarkut Fier me kodin e aplikimit 0807-0825 (pjesa e parë) dhe gjithë aplikueset e Qarqeve Durrës dhe Dibër. Ndwrsa nw orën 11:00 do të paraqiten kandidatet e qarkut Fier (pjesa e dytë) me kodin e aplikimit 0826-0966, kandidatet e qarkut Vlorë (pjesa e parë) me kodin e aplikimit 1037-1100 dhe gjithë aplikueset e qarkut Berat.
-Më datë 12 dhjetor 2011, do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve nga Qarqet Vlorë (pjesa e dytë), Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër sipas këtij përcaktimi:
Në orën 07:00 do të paraqiten kandidatet e qarkut Vlorë (pjesa e dytë) me kodin e aplikimit 1101-1121, kandidatet e qarkut Kukës (pjesa e parë) me kodin e aplikimit 1331-1375 dhe gjithë aplikantet e qarqeve Gjiirokastër, Shkodër e Lezhë. Ndwrsa nw orën 11:00 do të paraqiten kandidatet e qarkut Kukës (pjesa e dytë) me kodin e aplikimit 1376-1418, si dhe gjithë aplikantet e qarqeve Elbasan dhe Korçë.
Me datë 18 nëntor, ashtu sikundër ishte bërë me dije, përfundoi faza e aplikimeve për kandidatet femra të interesuara për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme", ku në gjithë vendin aplikuan 1651 femra.
Lista e kandidateve sipas qarqeve dhe kodi i aplikimit është shpallur dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit.
Kandidatet duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar, për t`u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t`i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim.
Korrigjimi i testimit do të bëhet me skaner dhe kandidatet do të njihen brenda ditës me rezultatin e testimit me shkrim.
Kandidatet që do të shpallen fitues të testimit me shkrim do t`i nënshtrohen fazave të tjera të testimit, për të cilat do të njoftohen në vazhdimësi për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të tyre.