E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë- Milot, aksident, plagosen tre persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është shënuar minuta më parë . Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot ku automjeti me të cilin udhëtonin personat është përplasur me një trajler.

Të plagosurit me fraktura në në trup janë dërguar me urgjencë në Spital. Ndërsa dyshohet se në mes të plagosurve është edhe Sami Koçeku, zv.Drejtor në Spitalin Ushtarak të Tiranës, i cili ka marrë plagë të lehta.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›