E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, Agjencia Standard & Poor’s ul vlerësimin

Agjencia e vlerësimit me qendër në SHBA, e cila vepron në mënyrë globale mbi të gjitha tregjet, ka bërë të ditur se ka ulur vlerësimin e borxhit spanjoll me dy gradë dhe e ka çuar atë në vlerësimin BBB+.

Sipas Standard & Poor’s, në këtë vlerësim Spanja dhe veçanërisht borxhi i saj kanë një perspektivë negative.

Standard & Poor’s: Sipas opinionit tonë Spanja është në rrezik përsa i përket rritjes ekonomike por parashikohet që qeveria të ketë probleme dhe me dhe bilancin.

Sipas agjensisë së vlerësimeve qeveria spanjolle do të duhet të ndihmojë përsëri sektorin bankar, i cili ndodhet në një moment ende të vështirë.

Në bazë të këtyre të dhënave Standard & Poor’s ka deklasuar Spanjën por ka parashikuar dhe një perspektivë negative të ekonomisë së saj.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›