E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, ndalohen 5 supertrafikante

Policia serbe arrestoi pese persona te cilet akuzohen per trafik nderkombetar droge, kryesisht prej Amerikes Latine per ne Europe.
Te peste personat u ndaluan ne Beograd dhe sipas autoriteteve serbe prej tyre 2 dyshohen te perfshire ne trafikun nderkombetare, ndersa 3 te tjeret per dhenie ndihme ne ushtrimin e aktivitetit te paligjshem.Arrestimet erdhen pas ndalimi te disa personave serbe ne Uruguai me nje sasi prej 2 tonesh kokaine me prejardhje prej Argjentines dhe me destinacion Europen Perendimore. Ne total numri i trafikanteve te ndaluar shkon ne 19.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›