E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, nis procesi gjyqësor kundër vrasësit të Pukaniç

BEOGRAD- Procesi gjyqësor i një anëtari të dyshuar të një rrjeti kriminal serb, Sreten Joçiç, i shpallur fajtor për vrasjen në tetor 2008 të gazetarit kroat Ivo Pukanic, u hap sot në Beograd, njoftoi agjencia serbe e lajmeve, TANJUG.

Procesi që u zhvillua në Gjykatën speciale për krimin e organizuar filloi me leximin e aktakuzës kundër Sreten Joçiç dhe dy personave të tjerë të shpallur fajtorë për këtë çështje, Zheljko Milovanoviç dhe Milenko Kuzmanoviç.

Sipas akuzës së ngritur, ata kanë vrarë Ivo Pukaniç, i cili ishte drejtor i të përjavshmes kroate ''Nacional'', për shumën 1,5 milionë euro.
Ivo Pukaniç dhe bashkëpunëtori i tij Niko Franjiç u vranë në një atentat me eksploziv më 23 tetor 2008 në Zagreb.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›