E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, një person me granata në selinë e Tadiç

Beograd-Një person i pa identifikuar ka hyrë me dy granata në dorë brenda ambienteve të presidencës serbe. Radioja B92, e cila bën të ditur lajmin, nuk qe në gjendje të saktësojë nëse presidenti serb, Boris Tadiç ndodhej në brendësi të ndërtesës presidenciale, ku ai priti dje zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, për një darkë. Forca të policisë kanë rrethuar ndërtesën dhe po bëjnë përpjekeje për kapjen e autorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›