E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi që dogji flamurin shqiptar, në arrest shtëpiak

Ultrasi serb Ivan Bogdanov, i cili mbahet mënd nga të gjithë për aktin e djegies së flamurit shqiptar gjatë ndeshjes Itali-Serbi në Xhenova, në 12 tetor 2010, ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Beogradit kthimin e tij në shtëpi. 30-vjeçari i njohur si një nga tifozët kryesorë të ekipit serb “Ylli i Kuq”, i cili ushtroi akte jo të duhura ndaj flamurit shqiptar, bëri dje një propozim në sallën e gjyqit nëpërmjet avokatit të tij, për t`u transferuar nga burgu ku vuan dënimin, në mjediset e shtëpisë së tij.
 

Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe, të cilat pohojnë se ai ka kërkuar një masë të tillë, me justifikimin se është mbajtur në mjediset e paraburgimit padrejtësisht për dy muaj dhe se i ka ardhur koha që të kthehet në shtëpi. Edhe pse Bogdanov është shumë i njohur për sjelljen e tij të dhunshme ndaj flamurit shqiptar, avokati i tij shtoi se “nuk ka arsye për të patur frikë, që ai do të përsërisë veprën për të cilën ka qenë i akuzuar”.
 

Ndërkaq, Prokuroria dhe Dhoma Gjyqësore e kanë refuzuar një propozim të tillë. Rreth një dyzinë tifozësh të ekipit “Ylli i Kuq”, kanë qënë dje të pranishëm në sallën e gjyqit, duke i dhënë mbështetje verbale Bogdanovit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›