E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Countryman ishte i qartë për imunitetin

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, duke folur rreth çështjes së imunitetit të deputetëve, deklaroi se Qeveria dhe Kuvendi i kanë kompetencat dhe detyrat e ndara, duke mos shkelur detyrat e njëra-tjetrës.

Në këtë linjë, ai u shpreh më tej duke thënë se zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, ishte i qartë kur foli se kompetencë e kujt është çështja e imunitetit.
 

Thaçi këto komente i bëri në Lipjan. Ndërkaq, Thomas Countryman ka ripërsëritur qëndrimin se Kuvendi i Kosovës, duhet të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese, sqarimin e çështjes së imunitetit të deputetëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›