E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, qeveria kërkon përmbajtje dhe evitim të incidenteve

BEOGRAD-Qeveria e Serbisë u ka bërë thirrje sot të gjithë pjesëtarëve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, për përmbajtje dhe mospërdorim të dhunës, dhe ka ftuar edhe popullatën lokale, që të mos reagoj në provokime, në mënyrë që të evitohen incidentet.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Milivoje Mihajllovic, në një konferencë shtypi në Beograd, tha se qeveria e Serbisë këmbëngul në qetësimin e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e komunikimit të KFOR-it me popullsinë vendase.

“Duhet të evitohen incidentet dhe cështja të kthehet në tavolinën e bisedimeve”, tha Mihajllovic.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›