E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plasaritje në raportet Gjermani - Francë

Vendet e eurozonës kanë treguar unitet në mënyrën për t’a ndihmuar Greqinë, por javët e fundit në këtë temë janë paraqitur edhe plasaritje në marrëdhëniet e Gjermanisë dhe Francës, shkruan “Times”.

Gazeta konkludon se Gjermania, në krye me kancelaren Angela Merkel është treguar më dominante, ndërsa Franca e prirë nga Nikolas Sarkozy, ka pasur rol më dytësor.

Kjo ndodhi sepse Gjermania ia doli t’a përballojë rezistencën e Parisit për përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në ndihmën për Greqinë, si dhe arriti të imponojë iniciativën për rregulla më të rrepta brenda Bashkimit Evropian, që në të ardhmen vendet të pengohen të hyjnë në borxhe të mëdha, shkruan “Times”.

“Times” transmeton se afro 40 % e të anketuarve në Gjermani besojnë se do t’a kishin më mirë po të ishin jashtë eurozonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›