E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, të arrestuarit e Preshevës 30 ditë në paraburgim



Nëntë nga të arrestuarit në Luginën e Preshevës do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë. Vendimi u mor nga gjykatësi i çështjes, i cili deklaroi se autoritetet do të nisin hetimet për zbardhjen dhe vërtetimin e akuzave ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-luftëtarët e UÇK-së dyshohen se janë të përfshirë në vrasje dhe rrëmbime në Kosovë në vitin 1999. Prokuroria serbe deklaron se ata janë të përfshirë në së paku 51 vrasje dhe 159 rrëmbime në qytetin e Gjilanit në Kosovë.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi, u shpreh se arrestimet e dhjetë pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga policia serbe kanë prapavijë politike dhe bëhen për të mbajtur të tensionuar gjendjen në Luginën e Preshevës. Sipas Halimit, kjo praktikë dhune e ndjekur nga qeveria e Serbisë nuk do të shkojë në favor të asnjërës palë, për shkak se këto çështje favorizojnë ndarje në baza etnike që mund të çonte në ndryshimin e kufijve.

30 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›