Mbrojtja e objekteve qeveritare, me rrogëtarë apo honorar

Prishtinë, 21 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Qeveria e Kosovës ende nuk kanë marrë një vendim afatgjatë për sigurimin e objekteve qeveritare, pasi disa prej tyre papritmas ishin braktisur nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës ditën e martë të kësaj jave, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Një ditë më vonë Qeveria ka marrë vendim që pjesëtarët e policisë të kthehen nëpër pikat ku kanë qenë më parë deri më 30 shtator, kur pritet të bëhet një zgjidhje afatgjate e kësaj çështjeje.
As Qeveria, as MPB-ja dhe as Policia e Kosovës ende nuk kanë marrë ndonjë iniciativë se si do të zgjidhet kjo çështje, ndërsa disa mundësi duket se i kanë në tavolinë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit qysh ditën e martë, kur ishin braktisur nga policia, kishte bërë zgjidhje të përkohshme, duke e angazhuar një kompani private të sigurimit, fillimisht vetëm për një javë. Sekretari i kësaj ministrie, Salih Morina, ka deklaruar se ka qenë i detyruar të angazhojë sigurim privat natën e së martës, pasi nuk ka guxuar që ta lërë ministrinë pa kurrfarë sigurimi. Por edhe pse Qeveria ka vendosur që policët të rikthehen për të siguruar objektin, në MKRS, ndërtesë në të cilën është e vendosur edhe Ministria e Bujqësisë, janë kthyer vetëm policët që bëjnë sigurimin e brendshëm të ndërtesës dhe pjesëtarët privatë të angazhuar për siguri nga ministria vazhdojnë të bëjnë sigurimin e jashtëm të objektit.
“Sigurimi janë kthyer brenda objektit, ndërsa për jashtë deri të hënën e kemi sigurimin privat, e prej të hënës do të shohim se çfarë mund të bëjmë, do të shohim a duhet të hapet ndonjë tender apo çfarë”, ka deklaruar Morina.
Zëdhënësja e MPB-së, Dafina Myrtaj, dhe zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka, kanë deklaruar se Policia do të vazhdojë të ofrojë siguri deri në fund të shtatorit, kur pritet të bëhet një zgjidhje e përhershme.
“Arsyeja pse janë larguar policët nga disa ministri është vlerësimi i rrezikshmërisë dhe asnjë arsye tjetër. Policët nuk kanë qenë me pagesë, por me orar të punës. Deri më 30 shtator do të qëndrojnë e pastaj merret vendim nëse duhet të vazhdohet kështu, me punë sekondare apo ndryshe”, ka thënë Beka.
Ndërkohë Ramadan Qehaja, njohës i çështjeve të sigurisë dhe këshilltar për siguri i ish-kryeministrit Bajram Kosumi, ka deklaruar se edhe në kohën sa ka qenë ai në Qeveri kanë pasur probleme për sigurinë e objekteve qeveritare.
Ai, duke kritikuar MPB-në pse ka marrë një vendim të papritur që ka rrezikuar sigurinë e institucioneve qeveritare, ka thënë se zgjidhja duhet të bëhet duke angazhuar policë jashtë orarit, apo edhe duke kontraktuar ndonjë kompani private të sigurisë.
“Në vitin 2005 më kujtohet kur patëm marrë masa urgjente që policia të ruante objektet dhe patëm marrë vendim që të bëheshin pagesa shtesë për ta. Tash kujtoj se Qeveria me MPB-në duhet të bëjnë një analizë dhe të shohin se sa njerëz mund të angazhohen, a mund të bëhet ndonjë pagesë shtesë për ata policë që mund të punojnë me orar shtesë”, ka thënë Qehaja, i cili njëherësh mendon se mund të gjinden policë të tillë që do të punonin jashtë orarit. “Kjo kishte me qenë përparësi dhe niveli i sigurisë do të ishte më i lartë”.
“Varianti i dytë është që Qeveria e Kosovës nëpërmjet Ministrisë së Administratës Publike të shpallur tender për sigurimin e objekteve nga një organizatë private e sigurisë dhe të tilla ne në Kosovë kemi mjaft”, është shprehur ai.
E në pritje të një vendimi të tillë janë kompanitë private të sigurimeve, disa madje edhe e kanë bërë të ditur çmimin e tregut. Bahri Latifi nga kompania e sigurimit fizik “Delta Security”, ka thënë se kompania që ai drejton, por edhe shumë kompani të tjera në Kosovë kanë kapacitete për sigurimin e objekteve shtetërore, megjithëse jo që të gjitha. Ai madje pret që kjo çështje do të përcaktohet edhe me Ligjin për funksionimin e kompanive private të sigurimit, që është duke u punuar ende.
“Me siguri se do të aplikojmë nëse do të ketë tender, nuk ka tjetër zgjidhje dhe kur të aplikohet ligji për kompani të sigurimit presim që policia të eliminohet në përjashtim të objekteve që kanë një rëndësi apo vitalitet të lartë që kërkohet siguri e nivelit të lartë”, është shprehur Latifi. Sipas tij, çmimi i tregut për rojë fizike në një orë punë sillet nga 1.50 deri 1.60 euro, por kur vije fjala tek tenderët e shpallur nga institucionet publike, atëherë konkurrenca pritet që në masë të madhe ta zbresë çmimin.
“Problemi është se do të rrënohet rivaliteti dhe do të diskriminohen punëtorët, ka kompani që shkojnë me çmim edhe me 0.70 euro për orë, por kjo nuk i leverdis as kompanisë e as punëtorit apo pjesëtarit të sigurimit”, është shprehur Latifi.
Ndryshe nga “Delta Security”, pronari i kompanisë “Panther”, Lulzim Elshani, nuk ka preferuar që të japë çmimin pa i studiuar specifikat e punës.
“Konsideroj që është ende herët të flasim për ndonjë çmim”, ka thënë Elshani, duke theksuar se puna në objektet qeveritare dallon për nga ndjeshmëria në krahasim me objektet private.
Të martën mbrëma, kur policia befasisht kishte braktisur disa nga objektet qeveritare, disa ministra u kishin kërkuar punëtorëve të ministrisë që të rrinin gjatë natës në objekt, duke mos i pyetur për postin që mbajnë, ndërsa e vetmja kishte qenë Ministria e Kulturës që kishte angazhuar përkohësisht sigurim privat.