Berisha në SHBA merr pjesë në mëngjesin e lutjeve
Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij është nisur dje drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Mëngjesin e 57-të Kombëtar të Lutjeve. Kreu i qeverisë shkon në SHBA me ftesë të Komitetit Kongresional, që përbëhet nga 36 senatorë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe nga anëtarët e Kongresit Vernon J. Ehlers dhe Heath Shuler. Zyra e shtypit të Kryeministrit bën të ditur se kjo ceremoni do të mbahet ditën e enjte, më datë 5 shkurt në Washington D.C. Në këtë mëngjes kombëtar lutjesh marrin pjesë kongresmenë, senatorë, drejtues të Kongresit dhe administratës së Presidentit Barack Obama, si dhe liderë dhe të ftuar nga 160 vende të botës. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni do t‘i luten Zotit për të forcuar marrëdhëniet dhe për të çuar më tej frymën e bashkëpunimit dhe shpirtit të miqësisë.