E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ba ba ba, Banks n’Prishtinë

Lloyd Banks ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës në orët e mesditës. Kompania Next Level ka thënë se ai do të këndojë në Prishtinë në orët e vona të mbrëmjes. Pas Busta Rhymes, Banks është reperi i dytë sivjet që mban koncert në Kosovë. Nga Mehdi Abdullahu më 08 korrik 2011 në ora 18:42

Rreth orës 14 30 minuta, Christopher Charles Lloyd i njohur me emrin artistik Lloyd Banks, ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Menjëherë ai ka udhëtuar për në Prishtinë, ku pritet të performojë para një publiku të zjarrtë.

Ndërkaq, ai u ka thënë organizatorëve në Kosovë se pritet që të këndojë këngët më të mira dhe se do të krijojë një atmosferë që askush nuk e ka parë më parë.

“Lloyd ka thënë se do ta nxeh atmosferën në maksimum”, ka thënë për Express Ardin Badivuku, i cili kishte dalë për ta pritur Banks në Aeroportin e Prishtinës.

Më parë ishte thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë, përderisa reperi i G Unit pritet ta rrisë nivelin e temperaturave.

Ndryshe, Banks iu bashkua G Unit nga New Yorku, duke realizuar 2 albume me ta, Beg for Mercy më 2003 dhe T.O.S. ose Terminate on Sight.

Më 2004, Banks realizoi albumin e tij solo The Hunger for More me hitin “On fire”, të cilin pritet ta këndojë edhe sonte. Ai ka bërë edhe 2 albume të tjera; Rotten Apple(2006) dhe Interscope Records(2009).

Nga këto kanë dalë dhe shumë këngë hite, të cilat do krijojnë ritmin e vallëzimit për mijëra adhurues të tij, të cilët ia kanë mësyrë parkingut prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Por, para se Loyd Banks të dalë në skenë, për nxehjen apo matjen e pulsit të publikut do kujdesen disa grupe e DJ lokal, si: DJ Blunt & Ilir Real Zhita, NR, Lyrical Son & Kresha + DJ Flow.

Organizatorët kanë thënë se biletat VIP do të vendosen para skenës, si dhe do të kenë hyrje/dalje të posaçme.

Për biletat Ardini ka folur edhe të enjten dhe ka thënë se janë shitur një numër i konsiderueshëm i tyre.

Pas këtij koncerti, në Kosovë pritet që të këndojë edhe Sister Bliss, përderisa një koncert i parashikuar të mbahet nga Shakira më sa duket ka dështuar. Më parë një kompani e huaj kishte thënë se do të sillte këngëtaren, por projekti ka dështuar për arsye që ende nuk dihen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›