"Vrasja me gurë, i preu në mes fejesën viktimës"
TIRANE - Në rrugën "Njazi Meka", nuk është e vështirë të gjesh shtëpinë e Ervis Capës, 27-vjeçarit të vrarë mizorisht vetëm për një gërvishtje makine.
Në fund të bllokut të pallateve parafabrikate në të majtë të rrugës që të çon në Paskuqan, ndodhet shtëpia e tij. Qe i vetmi që mund të mbante shtëpinë me ekonomi, kishte hapur një dyqan, ku shiste kaseta dhe pak më tutje kishte ndërtuar po vetë një ambient, që e kishte dhënë me qira dhe prej saj mund të merrte, aq të holla sa për të jetuar pa ndonjë siklet. Një burrë rreth 35 vjeç, me trup të mbushur që identifikohet me emrin Agim, thotë se ai qe i vetmi djalë i familjes. Nuk kishte vëlla tjetër dhe dy motra, një prej të cilave ndodhej në SHBA, ndërsa tjetra ishte e sëmurë në shtëpi. Po ashtu edhe babai i Ervisit, është i sëmurë pasi nuk mund të flasë mirë. Në shtëpinë e familjes së Ervisit, hyjnë dhe dalin njerëz thuajse çdo minutë, të cilët ngushëllojnë familjen, prindërit dhe të afërmit e tjerë të tij. Më tepër se një vit më parë, ai ishte fejuar me një vajzë, nga Paskuqani dhe në shtator do të martohej me të. "Ngjarja e të shtunës, preu në mes, rrugën e tyre, - tregon një burrë rreth të 50-ve, me profesion usta. "Veçse shiste kaseta, ai nuk rrinte një minutë papunë. Vazhdimisht punonte me montim mobiljesh dhe ishte tepër i shkathët". Burri i thinjur, tregon se ai e kishte marrë disa herë për të montuar mobilie në shtëpinë e tij dhe sipas tij, e kryente me mjeshtëri këtë punë. Ai tregon se e njihte si një djalë të qetë të urtë që nuk konfliktohej kurrë me njeri. Ca shokë të lagjes, qëndrojnë jashtë murit të shtëpisë së Ervisit, rrëzë rrugës dhe bisedojnë mes tyre. "Nuk më besohet se ka ndodhur vërtetë,- thotë Fredi, një djalë rreth 28 vjeç me flokë të shkurtër. Ai tregon se dje ka qenë në shtëpi, kur kishte mësuar se Ervisi, ishte në spital në gjendje të rëndë. Më pas, ai tregon se mori vesh se e kishin goditur me leva dhe sende të forta në kokë, ndërsa ai kishte dërguar të fejuarën në shtëpinë e saj në Paskuqan. "Sapo më thanë zbrita poshtë dhe pashë njerëz pa fund që hynin e dilnin në shtëpinë e tij. Ndjeva se nuk ishte gjë e mirë". Pasditen e djeshme rreth orës 18:00, arkivoli me trupin e tij, la për herë të fundit shtëpinë dhe u nis për në varrezat e Tufinës. d.b