Nëntë shtetas të huaj birësojnë fëmijë shqiptarë gjatë vitit 2008
TIRANE- Gjykata ka vendosur në 6 muajt e parë të këtij viti birësimin e 15 fëmijëve kryeqytetas, nga 17 kërkesa të paraqitura për këtë qëllim.
Vetëm në dy raste birësimi është refuzuar pasi dokumentacioni i paraqitur nuk ishte i plotë dhe kërkuesit nuk plotësonin kushtet e kërkuara nga ligji. Duke iu referuar statistikave të Gjykatës së Tiranës, 9 prej kërkesave për birësim janë depozituar nga çifte të huaja në muajt e parë të këtij viti, përkundër 5 të tillave, që u regjistruan në të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar. Gjatë dy viteve të fundit në gjykatën e kryeqytetit janë shqyrtuar 49 kërkesa për birësim. Në bazë të procedurave për të birësuar një fëmijë shqiptar, bashkëshortët kërkues i drejtohen fillimisht Komitetit Shqiptar të Birësimeve dhe pas miratimit të kërkesës nga ky institucion, ata i drejtohen togave të zeza, vendimi i të cilave është konsiderohet deciziv. Burime të gjykatës pohojnë se, kryesisht prindërit kërkojnë të birësojnë fëmijë që nuk e kanë mbushur ende vitin e lindjes, por nuk mungojnë dhe rastet kur ata dëshirojnë të birësojnë fëmijë të moshës 3-4 vjeç. Më tej, pohohet se në mjaft raste të birësuarit dhe kërkuesit kanë lidhje familjare, por nuk kanë munguar edhe rastet kur janë birësuar fëmijë të çifteve që kanë vështirësi ekonomike apo fëmijë të jetimores. Gjykata para se të shpallë vendimin, verifikon dhe shqyrton në seancë gjyqësore të gjithë dokumentacionin ligjor që paraqitet nga kërkuesit. Fillimisht shqyrtohet dokumentacioni që ka kaluar nga Komiteti i Birësimeve, që ka të bëjë me studimin e kushteve sociale në familjen e kërkuesve, duke i krahasuar ato me nivelin e familjes prej nga largohet fëmija. Komiteti para se të japë pëlqimin për birësimin, shqyrton gjithashtu edhe personalitetin e kërkuesve. Sipas tyre, kushtet kryesore që duhet të përmbushen nga kërkuesit janë personaliteti shumë i mirë i tyre; arsimimi dhe kultura e duhur për të edukuar sa më mirë një fëmijë; të kenë të ardhura të mjaftueshme financiare; kushte të përshtatshme për banim dhe jetesë normale familjare. Më tej, që gjykata të vendosë pro birësimit, kërkon gjithashtu të jetë fakt, se birësuesit gëzojnë shëndet të mirë dhe nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje ngjitëse, e cila të jetë e dëmshme për të tjerët. Po kështu, i njëjti kriter duhet të ekzistojë edhe për të birësuarin. Pas verifikimit të të gjitha këtyre dokumenteve gjykata merr mendimin në seancë gjyqësore edhe nga përfaqësuesja ligjore e Komitetit Shqiptar të Birësimeve, e cila duhet të jetë patjetër e pranishme në proces.
Prindërit biologjikë
Në rastet kur njihen prindërit biologjikë të fëmijës, që kërkohet për t'u birësuar gjykata kërkon domosdoshmërisht pëlqimin e tyre. Pëlqimi i tyre jepet në një tjetër proces gjyqësor që iniciohet nga kërkuesit, ose në rastet kur dëshira për birësimin e fëmijës është nga vetë prindërit biologjikë, kërkesa në gjykatë depozitohet prej tyre. Ky vendim më pas administrohet dhe bëhet pjesë e dosjes së birësimit. Gjithashtu, prindërit biologjikë shprehen për birësimin edhe në Komitetin Shqiptar të Birësimeve.