Dhëndri polic në gjykatë: Izoloni vjehrrën, më rreh
Dhunoi dhëndrin polic dhe të bijën, gjykata izolon vjehrrën 53-vjeçare.
Fatos Mahmutaj
Ngjarja e pazakontë që ka nisur prej rreth një viti, ka kulmuar pak ditë më parë, ku pas një grindjeje të radhës polici iu është drejtuar kolegëve me një denoncim dhe në bazë të kësaj gjykata ka vendosur ta izolojë vjehrrën e tij. Në bazë të vendimit të gjykatës, vjehrra e paditur, inicialet e së cilës janë F.D., urdhërohet të mos kryejë dhe të mos kërcënojë se do të kryejë vepra dhune në familje ndaj paditësit A.M., 31 vjeç, me profesion polic. E paditura urdhërohet të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo komunikojë drejtpërdrejt, ose tërthorazi, me paditësin. Më tej ajo urdhërohet të mos i afrohet për asnjë shkak apo arsye, në çdo kohë, banesës së paditësit dhe familjes së tij, që ndodhet në lagjen Shkozë, Tiranë dhe të mos i afrohet kësaj banese më afër se 200 metër. Gjithashtu e paditura, sipas vendimit gjyqësor, urdhërohet të mos shkojë në qendrën e punës së paditësit në komisariatin e policisë dhe stacionin e policisë ku ai bën shërbimin. Gjykata ka specifikuar se këto masa fillojnë të zbatohen nga data 7 maj deri më 6 qershor 2008 dhe se shkelja e këtij vendimi përbën vepër penale sipas Kodit Penal. Gjithçka në lidhje me ecurinë e zbatimit të vendimit do të verifikohet nga gjyqtarja e çështjes mesditën e 6 qershorit. Në fund të vendimit thuhet se një kopje e tij do t’i dërgohet komisariatit të policisë që mbulon zonën, ku ndodhet banesa e paditësit dhe një kopje tjetër zyrës së shërbimeve sociale pranë njësisë bashkiake të kësaj zone. Nëpërmjet vendimit, mësohet se paditësi i është drejtuar togave të zeza për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Në gjykim ka rezultuar se polici është njohur me të paditurën si banorë të një lagjeje dhe se F.D. është nëna biologjike e bashkëshortes së tij, e birësuar nga prindër të tjerë. “Prej kohësh midis palëve ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe e paditura e fyen, kërcënon dhe kanos policin vazhdimisht, duke i shkuar dhe në qendrën e tij të punës. Rastet e ushtrimit të dhunës nga ana e vjehrrës kanë qenë të shumta, duke detyruar paditësin që të bëjë dhe denoncime në polici. Rasti i fundit ka qenë ngjarja e datës 6 prill 2008, kur vjehrra e paditur ka fyer në prani të kolegëve dhe kërcënuar se do vrasë policin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në vendimin e gjykatës. Ndërsa nga ana tjetër, gjykatësja e çështjes ka pohuar në vendim se e paditura, e pyetur në seancë gjyqësore, nuk pranoi pretendimet e policit, duke pohuar se është ajo e kërcënuar nga ai dhe vajza e saj. Shkak për të gjitha mosmarrëveshjet janë problemet e pronësisë midis tyre. “Megjithatë pretendimet e vjehrrës do të sqarohen në momentin e dytë të shqyrtimit të kësaj padie, pasi të administrohen dhe provat e tjera të ndodhura në komisariatin e policisë, që ka kompetenca vendore në zonën që banon paditësi”, argumenton gjykata, duke përfunduar se në rrethanat që janë paraqitur për shqyrtim, ka gjetur të drejtë kërkesën e policit për të izoluar vjehrrën e tij.