E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia nis hetimet për varrezën masive të Rashkës

PRISHTINë- Prokurorët e krimeve të luftës në Serbi kanë nisur procedurat ligjore për zhvarrosjen e trupave të pajetë nga varreza masive e zbuluar në 10 maj në Rashkë, ku besohet të jenë 250 shqiptarë nga Kosova. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, zyra e prokurorisë serbe deklaroi se i ka kërkuar gjykatës për krime lufte të nisë hetimet për varrezën e cila u zbulua afër kufirit me Kosovën. Deklarata thotë se hetimet në terren do të pasohen me pas nga zhvarrosja e trupave, autopsia dhe identifikimi i viktimave. Por Beogradi zyrtar nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje lidhur me kërkesën e Prishtinës për të qënë e pranishme gjatë procesit të zhvarrosjes së trupave. Autoritetet kosovare kërkojnë të jenë të pranishme gjatë këtyre proceseve, për të zbuluar fatin e mbi 250 viktimave shqiptare, që mendohet të jenë në këtë varrezë, të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Ato patën kërkuar një takim urgjent me autoritetet serbe për të diskutuar çështjen e varrezës së zbuluar në Rudnicë, afër Rashkës, por nuk ka marrë ende një përgjigje. Autoritetet kosovare presin që misioni evropian për sundimin e ligjit t’i lehtësojë raportet Kosovë-Serbi në lidhje me të pagjeturit, ndersa vete zyrtarët e EULEX-it thone se po punojne me autoritet serbe ne kete drejtim.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›