E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, në pranga një 55-vjecar, për armëmbajtje pa leje

LAC- Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një 55-vjecari në qytetin e Lacit. Lajmi konfirmohet nga policia e këtij qyteti, e cila ka arrestuar dhe pronarin e banesës Zef Prenga.

Mësohet se në shtëpinë e 55-vjecarit policia ka gjetur një sasi armësh pa leje, ku përfshihen 2 mitralozë, 2 pushkë, 2 granata dhe rreth 300 fishekë.

Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë së rrethit ndërsa Zef Prenga do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkaq vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e armëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›