E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia te kerkoje falje

Nga Bart Staes

Nese hedhim nje veshtrim retrospektiv dhe perqendrohemi ne vitin 2009, mund te vleresojme bindshem se Evropa ka shenuar perparime dhe ka evoluar dukshem dhe ne aspektin human. Konfliktet nuk mund te zgjidhem ne menyre te sforcuar, me imponime dhe dhune, por ato, duhet te rezultojne pozitivisht me dialog, marreveshje dhe drejtesi.

Jane evidente rastet e diteve tona kur Bashkimi Evropian me mekanizmat e veta provon te arrije te realizoje perspektive paqesore per parandalimin e konflikteve. Tani Unioni Evropian konsiderohet zone paqeje per mese 490 milione qytetare. Sipas mendimit tim, unifikimi dhe integrimet Evropiane jane projekte paqe per parandalim konfliktesh, stabilizim, prosperitet dhe sidomos mireqenie njerezore. Konsideroj se Evropa nuk mund te jete simbol i nje gjysheje kolerike vetem atehere kur gabimet shnderrohen ne faje, dhe si pasoje e mosvigjilences, situatat degjenerojne dhe precipitojne. Evropa po merr pergjegjesi sic eshte rasti Kosoves me zevendesimin e UNMIK-ut me EULEX-in, mision ky i cili ka per kompetence, jo vetem qe te mbeshtet shtetin e se drejtes, por dhe te beje reforma ne dikasterin e drejtesise dhe policise. Zeri i Parlamentit Evropian po behet gjithnje me i zeshem dhe si forum ne menyre te shkelqyer po terheq vemendjen per gabimet e bera ne skenen nderkombetare.

Ta zeme? Parlamenti Evropian qe prej 20 vitesh ndan cmimin Sacharov per individe dhe organizma te perkushtuara per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut. Cmimi

Sacharov ka rendesi dhe ndikim te madh. Andaj edhe Rugoves, me 1998 i eshte dhene (dedikuar) cmimi Sacharov per veprimtarine paqesore kunder dhunes dhe shtypjes se Kosoves nga Serbia. Me te drejte jo rrallehere eshte quajtur Gandi i Ballkanit per shkak te menyres se angazhimit te tij ne rezistencen paqesore pa dhune. Une e kam takuar Rugoven per here te pare ne korrik te vitit 1990 ne Strasburg. Me kujtohet fare mire se si ka mundur te pranoj nje delegacion nga Kosova te udhehequr nga z. Rugova duke qene i perballur me ngulmin e madh kundershtues te Ambasades jugosllave. Gjate viteve vijuese e kam takuar edhe ne kontekste tjera. Rugova kishte ne spikame kerkesen e fuqishme per njohjen urgjente te Kosoves duke pasur per opsion edhe garantimin e te drejtave te pakicave kombetare. Ai, personalisht, nuk arriti ta realizoje endrren e kamotshme, sepse vdiq me 21 janar 2006. Perafersisht, dy vjet me vone, me 17 shkurt 2008, Parlamenti i Kosoves shpalli Pavaresine si rrjedhoje qe Serbia kishte refuzuar planin e paqes nga zr. Ahtisaari, ish-Presidenti i Finlandes. Ata qe kishin koncept te qarte politik per Kosoven, nuk besonin qe Kosova te kaloje perseri si pjese e Serbise pas 9 vjet mbikeqyrje nga Kombet e Bashkuara pas 20 vjet diskriminimi. Per mua Serbia e kishte humbur Kosoven qe nga vitet 90-ta. Mundesia dhe menyre e vetme qe serbet dhe shqiptaret te bashkejetojne eshte qe te dy kombet, brenda nje periudhe pak sa me te gjate, te integrohen ne Bashkimin Evropian.

Ja, perse Unioni Evropian duhet te veje ne levizje te gjithe mekanizmat per te siguruar paqe dhe stabilitet per Kosoven dhe gjithe Ballkanin:

- EULEX-i duhet te ndihmoje ne ndertimin e nje shteti me te drejta efektive ne te gjithe Kosoven;

- Serbia te permbush disa kushte qe te pranohet ne BE:

- te kerkoje falje per te gjitha krimet monstruoze te se kaluares, te angazhohet ne menyre efektive per zbardhjen e fatit te zhdukurve, te nderprese financimin e aparteidit ne Kosove dhe te njohe sovranitetin dhe integritetin territorial te shtetit te ri.

Mesazhi im i fundit, per te cilin insistoj thellesisht se Evropa eshte projekt paqeje sepse edhe armiqte e vjeter tani bashkepunojne me decenie te tera dhe madje shekullore. Ky

bashkepunim nuk eshte gjithmone i qenesishem, por megjithate verehen perparime de-facto te Europes. Sa me i ngadalte te jete procesi i realizimit te shpresave dhe

optimizmit racional, aq me e madhe do te jete perballja me kritiket e atij procesi. Ballkani eshte i tille. Kjo eshte bindja ime e palekundur.

* Autori eshte deputet i Parlamentit Evropian. Ky shkrim eshte shkruar per "Express" - Prishtine, me rastin e botimit te librit "Per nje Evrope tjeter"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›