E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Nuk i kemi dhënë ende miratimin HEC-it të Zhurit

Reagimi i ministrit Prifti erdhi një ditë pas deklaratës nga qeveria e Kosovës, duke thënë se pala shqiptare ka ngritur një grup ndërministror për studimin e projektit të Kosovës.

“Javën tjetër do të ketë një takim dypalësh mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk do të shihen interesat e ngushta të qeverisë kosovare e as asaj shqiptare, por do të shihet përfitimi i përbashkët nga ky investim dhe ekspertët do të kenë fjalën e tyre për të minimizuar efektet negative”, deklaroi ministri Prifti.

Më parë qeveria kosovare pati deklaruar se ka marrë dy oferta serioze për parandalimin e këtij projekti. Afati për pranimin e ofertave përfundoi më datë 25 gusht.

Mjaft prej specialistëve në Shqipëri e kundërshtojnë këtë projekt, me pretendimin se do të dëmtonte ekosistemin dhe do të nxirrte jashtë funksionimit 11 hidrocentrale të vegjël në këtë zonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›