LSI me koalicionin e vërtetë opozitar do të jetë fituese më 2009
Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI në qytetin e Shkodrës. Në këtë takim të Metës me qytetarë shkodranë, u anëtarësuan 200 anëtarë të rinj në LSI, kartat për të cilët i shpërndau vetë Kryetari i LSI, z.Meta. Kreu i LSI-së, duke folur para shkodranëve pohoi se Shkodra, për fat të keq, ashtu siç e ka pasur një traditë të mirë, jo vetëm në sport, por edhe në kulturë, teatër, edhe në art dhe kudo, ka vite që përjeton një zbrazëti të madhe kulturore dhe sportive. “Edhe ato arritje që ju i prekni dhe i arrini, janë më shumë fryt i investimeve dhe sakrificave që bëjnë biznesmenët shkodranë, sesa rezultat i përkrahjes së Qeverisë apo pushtetit vendor. Duke nisur me këtë urim për të gjithë shkodranët, unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që vitin e ardhshëm, jo vetëm si Lëvizje Socialiste për Integrim, por edhe si koalicion i gjerë dhe i vërtetë opozitar, të jemi kampionë në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2009, dhe në të gjithë Shqipërinë”, - tha ai. Duke vazhduar më tej, Meta tha se, për fat të keq, vendi ka hyrë në rrugën e anashkalimit të vullnetit të popullit shqiptar, të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, ka hyrë në rrugën e uzurpimit të institucioneve dhe të shtetit nga një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte një gabim historik ajo që bëri Partia Socialiste më 21 prill dhe për sistemin zgjedhor edhe për gjithë të tjerat.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008