E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i aleatëve të PS-së, Ndoka: Me Ramën ramë dakord për protesta

Tiranë, 14 shkurt, NOA, Update-  Edhe pse në fazë negociatash, Kryetari i Partisë
Socialiste, Edi Rama u ka premtuar aleatëve organizimin e një proteste
popullore kundër qeverisë. Ky fakt është konfirmuar nga kryetari i Partisë
Demokristiane, Nard Ndoka, në deklaratën e bërë për mediat pas takimit me
aleatët e opozitës.

Në takim pati debate për caktimin e një datë
proteste, u ra dakord që të kemi një datë për protestat në një kohë sa më të
shpejt, ka thënë Ndoka.

Ndoka ka theksuar se në bazë të përvojës së
bashkëpunimit që ka pasur më Kryeministrin Berisha, i rezulton se nuk respektohen
marrëveshjet. Kjo ka bërë, sipas Ndokës, që opozita të mos e ndal presionin
deri në arritjen e qëllimeve.

Opozita nuk ka listë kërkesash, por kërkon
transparencën e zgjedhjeve, është e drejtë e çdo forcë politike, u shpreh kryetari
i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›