Seri atentatesh në Irak e Afganistan
E djeshmja rezultoi një paradite e përgjakur për Irakun e Afganistanin. Të dyja shtetet u shkundën nga një seri atentatesh. Në Bagdad, bilanci është të paktën 9 të vdekur, të cilëve u duhen shtuar 34 të tjerë në qytetin Tal Afar. Ndërsa në Afganistanin Qendror viktimat kanë humbur jetën si rezultat i një bombe të instaluar në një kamion. Ky sulm u mor përsipër nga talebanët. Ndërkohë në jug të vendit, dy ushtarë të NATO-s mbetën të vrarë për shkak të një shpërthimi.
Irak
Një seri bombash brenda pak orëve: të paktën 41 vetë gjetën vdekjen dhe më shumë se 80 të tjerë mbetën të plagosur. Bëhet fjalë për sulmet më të përgjakshme që prej çastit kur trupat amerikane u tërhoqën nga qytetet irakiane. Në Tal Afar, pranë Mosulit, 34 vetë mbetën të vdekur në një sulm të dyfishtë kamikaz. Kamikazi i parë e shpërtheu eksplozivin pranë shtëpisë së dy policëve vendas, që punonin për një njësi antiterrori të qytetit. Kamikazi i dytë hyri në veprim në çastin kur njerëzit u mblodhën për t‘u ardhur në ndihmë viktimave të shpërthimit të parë. Edhe sulmi tjetër u zhvillua në formë të ngjashme, vetëm se bomba e dytë ishte vendosur rreth 100 metra larg së parës.
Afganistan
Talebanët morën përsipër shpërthimin e një sasie eksplozivi të instaluar në një kamion në provincën Logar, rreth 30 kilometra në jug të Kabulit. Nga atentati gjetën vdekjen të paktën 25 persona, mes të cilëve edhe disa fëmijë të një shkolle aty pranë, si dhe katër policë. Pak më vonë, dy ushtarë të NATO-s u vranë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë në jug të Afganistanit. Lajmi u bë zyrtar nga burime të NATO-s, por pa saktësuar kombësinë e viktimave.