E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, ne shqiptarët kemi krizë ekonomike apo krizë qeverisëse

Nga Ndini R. BARDHI
Nga se vjen kriza? Çështë kriza shpirtërore ekonomike, shoqërore, qeverisëse, politike e shumë të tjera si këto? Nga një krizë e individit dhe e gjithë shoqërisë. Nga një gërryerje që vjen pak e nga pak, nga një korrupsion i dukshëm e i padukshëm, nga një monopol që përthith, nga një pushtet që sundon. Kjo krizë përfshin njerëz që mendojnë e veprojnë për interesa të mëdha e të vogla, mendje që bluajnë pangopësinë, shpirtra që kënaqen e që vuajnë, pasione që flakërijnë drejtë pasurisë së pafundme, mjerime që mbillen në shtratin e varfërisë dhe i merr shoqëria në kurrizin e saj i bërë kallo nga samari i rëndesës shfrytëzuesi i njeriut të pasur ndaj njeriut të varfër. padrejtësi e pabarazi shoqërore në këtë realitet demokratik. Shumica vuan krizën e jetës së përditshme, pakica lumturon egon e pasurisë së pamerituar, që do të thotë Çdo gjë e merr emrin kuturu nga çdo gjë e nga gjithçka. Të parën gjë e shikojmë përmes shtetit, qeverisjes, përmes ligjeve të miratuara për interesa të monopoleve dhe zhvatjes të paturpshme të të tjerëve. Shpirtra njerëzish që vuajnë, do të thotë krizë, bindjet e lëkundura për jetën e vërtetë njerëzore do të thotë krizë, entuziazmet demokratike të venitura, indinjatat e ndezura te njerëzit, instinktet e luftës për ndryshime të reja, etja për progres e mirëqenie jetësore, çdo premtim që është përdhosur, ëndrrat e zbrazëta të utopisë demokratike në Shqipëri, ambiciet e egra plot shpresë, një rrugëdalje nga një individ, nga një forcë politike, të cilat, të gjitha së bashku përbëjnë elementet e krizës së shoqërore, ekonomike, demokratike dhe politike në realitetin e sotëm shqiptar. Qeniet njerëzore që kërkojnë ekzistencë për jetën, endacakët e kudondodhur, njerëzit pa punë e pa shpresë, ata që kërkojnë bukën e përditshme, njerëzit e mjerimit dhe të varfërisë, këta bëjnë pjesë në krizë. Në realitetin e sotëm shoqëror shqiptar ka njerëz me shpirt të revoltuar kundër padrejtësive, kundër jetës ose fatit të keq që do të thotë se ata janë në krizë, dhe, sapo kriza bën përpjetë, ata fillojnë të dridhen dhe ta ndjejnë veten të braktisur nga goditja e saj (krizës).
Kriza është fenomen shoqëror, që vjen befas në disa momente të caktuara interesash dhe që, në pllakosjen e saj ngjitet duke tharë shpirtrat e njerëzve dhe jetën e gjallë mbi këtë tokë. Mjerë ai (ajo) që e zë kjo krizë, mjerë ai (ajo) pas të cilës kllaposet ajo. Ajo i përfshin njërin pas tjetrit njerëzit, shoqëritë njerëzore, popujt, kombet, shtetet etj., rrafshon, shtyp, vrapon, shemb duke shkretuar me rrafshin e varfërisë njeriun dhe gjithçka rreth tij. Kjo krizë përfshin më tepër njeriun e varfër, qenie e pafat dhe e damkosur brez pas brezi në shtratin e skamjes dhe të mjerimit, kjo qenie që mendon natë e ditë për ekzistencë, që ëndërron për jetën e mirë njerëzore, për mbajtjen gjallë të shpirtit që vuan, të pasioneve për jetën në këtë botë, të cilat digjen në mjerime dhe kthehen në ulërima krizash të vetvetes, të të tjerëve, të shoqërisë, të qeverisjes dhe të popullit.
Sot, në realitetin shoqëror, politik, qeverisës, mediatik e kudo, flitet me shqetësim për krizën e gjithanshme, por kryesisht ajo ekonomike edhe në vendin tonë. Ky është fakt dhe realitet, sepse ajo ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë në shfaqjen e saj të varfërisë ekstreme të mjerimit, sidomos në zonat e thella të Shqipërisë, e cila është bërë objekt dhe subjekt dramatik në faqet e gazetave dhe ekraneve televizive me forcën e ngjarjeve të përditshme; bën krime nga gjithçka. Njeriun e varfër e bën në vetvete një krizë oor edhe të pasurin e bën dhe e përbën një krizë madhore në kurriz të shumicës njerëzore.
Kriza vjen nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm e ajo në sytë tanë gjatë këtyre viteve të demokracisë ka ardhur dhe vazhdon të qëndroj në saj të qeverisjes korruptive, e cila asnjëherë nuk ndjek parimin e të qeverisurit për njeriun (individin) pikërisht për atë njeri, që i ka dhënë votëbesimin. Sot, në qoftë se u zihet besë orakujve të politikës shqiptare, nga pikëpamja e pushtetit dhe qeverisjes, pakëz ose shumë krizë papunësie, varfërie, mjerimi etj. është për ta një normalitet apo moskokëçarje e zakonshme. Këtë gjë i thonë ata, nuk e kemi vetëm ne, por e ka e gjithë bota. Ja, shikoni që nga Amerika, Europa e gjithë popujt më të zhvilluar e me standard të lartë ekonomik e kanë këtë krizë si fenomen të përhershëm njerëzor dhe ekonomik. I ka sistemi kapitalist në vetvete këto padrejtësi dhe kriza shpirtërore dhe materiale. Pushteti i kapitalit dhe i monopoleve, në këtë emër, qoftë edhe ai i qeverisjes aktuale, e ndien veten më të lehtësuar pas një situate të përgjithshme globale krizash, ashtu si njeriu pas një shprese, besimi, fjale të bukur, premtimi, të ndonjë politikani e ndokush tjetër.
Kriza, në çdo kohë e sistem politik, nga politikan rrufjan, është parë, veçuar, vlerësuar, interpretuar në pikëpamje dhe këndvështrime çoroditëse për njerëzit nëpërmjet teorive të kurajës qytetare të sakrificës, e cila i ngjit vetvetes emrin: mirëkuptim për situatën e sotme të krizës ekonomike apo financiare që do të thotë në sytë e të gjithëve ndërmjetësim midis së vërtetës dhe gënjeshtrës. Dhe më tej, politikanët shqiptar si ustallarë të regjur për këto punë, vazhdojnë, shpjegojnë, këshillojnë, zbusin sadopak tensionin e pakënaqësisë së njerëzve, i cili, ngaqë është i përzier me moral dhe falje, shfaqet para tyre si vetë e vërteta dhe e drejta e fenomenit të krizës që po përjetojmë realisht ne shqiptarët. Gjatë këtyre viteve të demokracisë në Shqipëri, ka dalë një shkollë dhe klasë e tërë politike, që quhet e majtë dhe e djathtë që do të thotë e mesmja për të gjithë në mbrojtje të interesave të individit, shoqërisë dhe popullit. Midis politikës së ftohtë dhe politikës së nxehtë shqiptare është gjetur politika e shpresës së vakët e të pafundme. Kjo politikë krizash në vetvete gjatë kësaj periudhe demokratike në Shqipëri, me thellësinë e saj mashtruese e primitive, që merret me shfaqjet e sipërfaqshme të fenomenit, qoftë edhe të krizës së sotme ekstreme të varfërisë e të mjerimit njerëzor, pa u thelluar te shkaqet e saj, servir, nga maja e dogmës korruptive, moralin e agjitacionit hipokrit në sheshet publike, ekranet televizive dhe faqet e gazetave.
Po ta dëgjosh këtë klasë politike shqiptare dhe leksionet e saj në këtë realitet të dhimbshëm anarkik e antinjerëzor, punët e saj të trazuara e ndërlikuan keqazi ngjarjen e vitit 1990, i hoqën këtij besimi të madh shpirtin e idealit demokratik të çdo shqiptari, që do të thotë në mënyrë të pastër, shtjelluan e pështjelluan kriza të shumta njerëzore dhe ekonomike, papunësi e pasiguri, varfëri e mjerim, padrejtësi e pabarazi. Revolucioni i 1990, pas diktaturës komuniste pesëdekadëshe, me një shkulm të erës popullore erdhi i pasuar me shpirtra dhe ideale të reja demokratike e njerëzore për të shkulur një herë e përgjithmonë krizën e gjithanshme të sistemit komunist në Shqipëri. Por, çfarë ndodhi më pas? Krizat bënë të dukej shumë shpejt e ardhmja e errësuar, një përparim i komprometuar dhe humbjen e shpresës të shqiptarëve të ndershëm.
Qysh në fillim, revolucioni u katandis në zënka dhe krizë të gjithanshme, pasojat e të cilave po i vuajmë edhe sot, në vitin 2009. Kriza e sotme i nxori sheshit këto thyerje të hapura dhe të fshehta. Njerëzit, me keqardhje shpreheshin: Ah! Kjo punë degjeneroi për keq!. Pas Revolucionit të 1990-ës shqiptari ndjeu vetëm frymëmarrjen e lirisë dhe çlirimit nga diktatura komuniste, dhe më vonë, pas krizave të reja në realitetin e panjohur demokratik, ndjeu dhe vazhdon ta ndiejë edhe sot katastrofën e krizës ekonomike edhe më gjerë.
Çdo krizë mbyll dhe falimenton biznesin, dobëson fuqinë e lekut, trondit bursën, ndërpret tregtinë e lirë, shpejton falimentimet; ska më para në qarkullim dhe, kur lëviz, del me pikatore; pasuritë private, bizneset, bankat shqetësohen, kreditë publike tronditen, kapitalet dhe investimet tërhiqen, puna bie në zero, kudo sundon frika dhe pasiguria; goditje dhe kundërgoditje në të gjitha drejtimet e jetës njerëzore dhe të ekonomisë në tërësi. Nga të gjitha këto krijohen kriza fatale e të llahtarshme, të c

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›