E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasano, “kartolinë” Lipit

Një parabël perfekte nga mesi i fushës (rreth 40 metra), për të cilën portieri i Rivasambas nuk mund të bënte asgjë.

Ky ishte goli i 10-të për Sampdorian, e cila më pas shënoi edhe dy të tjerë. Boljasko, e tejmbushur nga tifozët, ka shpërthyer në delir pas kryeveprës së Kasanos, pas asaj të së dielës kundër Udinezes.

Një gol mjeshtëror. Një “kartolinë” dedikuar Marçelo Lipit, i cili as që do t’ia dijë për Kasanon; që vazhdimisht ka kërkuar respekt për zgjedhjet e tij.

Ndërkaq, sulmuesi barez argëtohet dhe konfirmon edhe një herë se ka rigjetur ekuilibrin e munguar. Meritë e Sampdorias, ndoshta e Karolina Marcialis. Faktorë që, bashkëngjitur klasit të tij, e bëjnë futbollistin edhe më të pjekur.

“Më pëlqen mënyra se si luan Antonio,”- tha mëngjesin e djeshëm në Koverçano kapiteni i kombëtares italiane, Fabio Kanavaro. Dhe janë të shumtë ata që mendojnë të njëjtën gjë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›