Mourinjo: Kanavaro, mos fol si trajner!
“Kanavaro është ende një lojtar, por flet si trajner, drejtor sportiv apo president”. Hoze Mourinjos nuk i shpëton as Fabio Kanavaro. Kapiteni i kombëtares italiane, gjatë një konference për shtyp, deklaroi dje se “është mëkat të shohësh Santon dhe Balotelin të kenë kaq pak hapësira në skuadëër. Ata kanë nevojë të luajnë.”
Por këto fjalë nuk i kanë pëlqyer teknikut zikaltër, që në faqen e internetit të Interit, i është kundërpërgjigjur mbrojtësit juventin. “Është e gabuar të flasësh në këtë mënyrë, të paktën për Interin. Për shembull, duke pasur parasysh që te Juventusi luajnë ai (Kanavaro) dhe Kielini në mbrojtje, atëherë i bie që Legrotalie duhet të ndërrojë skuadër në janar, sepse në të kundërt, mund ta humbasë botërorin. Po ashtu edhe Xhovinko, i ri dhe i talentuar. Edhe para dëmtimit ka luajtur shumë pak, prandaj duhet t’i shikojë me vëmendje zgjedhjet për të ardhmen,”- përfundoi Mourinjo.