E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili rikthen Kakan

Mesfushori i ‘harruar’, Leite Kaka i cili nuk ka luajtur në ndeshje ndërkombëtare nga Kampionati botëror 2010 është ftuar në skuadrën e Brazilit për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Irakut dhe Japonisë.

“Është me rëndësi të kemi futbollistë me përvojë”, deklaroi selektori Mano Menezes i cili insistoi se Kaka do të jetë në mesin e “liderëve” të ekipit të ri brazilian që po ndërtohet para Kampionatit botëror 2014 ku ata do të jenë nikoqir.

Brazili ndeshet me Irakun në Malmo më 11 tetor kurse me Japoninë në Wroclav më 16 tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›