As Ruçi s’e ndjek dot Edvinin në marrëzinë e tij
Edhe xhaketa e vjetër e PS dhe ish-ministri i diktaturës Gramoz Ruçi thotë “mjaft” për politikën e rrugës, e cila po shkatërron të majtën dhe po dëmton edhe interesat e vendit. Por s’ndalet Edvin 2 K-ja, i cili nga Korça lëshon kërcënime mafioze, duke treguar se për të s’ka as politikë e as atdhe, por vetëm interesa të ngushta vetjake
Pas autogolit të Gramoz Ruçit se PS është dakord për djegien e fletëve votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, mjafton që të bëhet publike lista e votuesve, Edvini bën parakalim nga Korça, duke deklaruar se nuk do të pyesë askënd, nëse Kuvendi i thotë “jo” kërkesave për hapjen e kutive. Moskokëçarja e Xhelil Gjonit të PS-së vjen në një moment jo të përshtatshëm për të dhe për forcën që drejton, pasi një ditë më parë, kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi gjatë një emisioni televiziv përballë një paneli gazetarësh anashkaloi hapjen e kutive, duke deklaruar se PS-ja kërkon listat e zgjedhësve. Mirëpo, kjo deklaratë e Ruçit, përkthehet djegie e fletëve të votimit, porsa kohë këto janë elemente që as nuk mund të hetohen dhe as të përmbysen, siç kërkon Rama. Neni 178 i Kodit Zgjedhor, saktësisht pika 6 e këtij neni, parashikon diegien e fletëve të votimit.
Gjatë një komunikimi me mediat nga qyteti i Korçës, Edvin Kristaq Rama, i revoltuar nga komentet e medieve se do të digjen fletët e votimit me konsensusin e PS-së, përcolli aktin e radhës të turpit, lakuriq, ndaj institucioneve shtetërore dhe qeverisë “Berisha”. Xhelil Xhoni i PS-së, tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pretendimet dhe për më tepër kërcënoi Kuvendin, se nëse nuk miratohen kërkesat e depozituara do të nisë një valë të egër protestash në mbarë vendin.
çuni i Kristaqit, ish anëtarit të Presidiumit Popullor dhe njëherazi firmëtarit të vendimeve vrasëse pa gjyq të regjimit të Enver Hoxhës, vazhdon të flasë me gjuhën e atit të tij biologjik duke kërcënuar rendin Kushtetues se ashtu i intereson atij dhe klikës ndjekëse në PS. Zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar, një kapitull ky i mbyllur dhe i certifikuar zyrtarisht nga institucionet Kushtetuese në vend dhe ato ndërkombëtare, edhe pas afro 10 muaj nga zhvillimi i tyre, vazhdojnë të jenë pjesa më e rëndësishme e iluzioneve utopike të Edvinit. Edhe nga qyteti i Korçës, kryetari me kohë të plotë i kutive, 2 K-ja, Edvin Kristaq Kriza dhe me kohë të pjesshme i Bashkisë së Tiranës, duket se nuk ka ndërmend të pranojë verdiktin e sovranit, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme dhe as vendimet e formës së prerë të pushtetit gjyqësor në vend. Tendencat e tij, janë të qëllimta dhe synojnë fund e krye të sfidojë pushtetin gjyqësor, rendin demokratik dhe atë Kushtetues.
Kryetari i kutive, paralajmëroi me gjuhën e nomeklaturës për një përshkallëzim të mundshëm të qëndrimit ylberist ndaj pushtetit legjitim dhe të dalë nga vota e shqiptarëve, por ky qëndrim i lakuriqit të PS-së, ka pak gjasa të ketë impakt në opinionin publik.
...