E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serie A është 20 vjet mbrapa

Serie A është 20 vjet mbrapa ligave kryesore evropiane të futbollit dhe e pret një e ardhme e errët, sipas presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini.

I njohur më së tepërmi për angazhimin dhe shkarkimin e shpeshtë të trajnerëve, Zamparini tha se burokracia afatgjate e Italisë dhe efektet e krizës globale ekonomike kanë dobësuar aftësitë e klubeve kryesore italiane për të garuar me kundërshtarët më të fuqishëm të kontinentit.

“Italia gjithmonë ka qenë 20 vjet mbrapa të tjerëve”, tha Zamparini për Reuters. “Spanjollët dhe klubet angleze kanë stadiume, shpenzojnë më tepër se ne dhe janë në gjendje t’i rezistojnë borxheve të mëdha. Ne nuk shpenzojnë, andaj futbollistët largohen. Dikur klubet e mëdha italiane blinin, tani ne shesim, shikoni Eto’n, tregim janë edhe rezultatet tona në Evropë. Po ashtu liga jonë është më e keqja për t’u shikuar sepse është shumë taktike. Spanjollët, anglezët e madje edhe francezët janë më argëtues”, shtoi ai.

Rezultatet e dobëta të skuadrave italiane në vitet e fundit në garat evropiane kanë bërë që nga ky sezon Serie A të ketë vetëm dy skuadra, të cilat do të kualifikohen drejtpërdrejt për në Ligën e Kampionëve, ndërsa e treta do të merr pjesë në play-off. Pozita e katërt iu mor Italisë nga Bundesliga gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›