E Diel, 1 Nëntor 2026

Serish Bare ndaj kryeministrit Berisha poliagjent

Une jam kthyer ne nje showman per shkak se Berisha me permend emrin ne cdo seance ne Kuvend


Shtetaret bejne shoping ne dyqane erotike ndersa une nuk kam para te blej ilace per prinderit


TIRAN- I qete pa emocion dhe me nje ton normal te zerit shume ndryshe nga seanca e kaluar kur me nje nervozizem te theksuar leshoi nje lume akuzash e fyerjesh ne adrese te kryeministrit ish-kreu i Bandes se Lushnjes i pandehuri Aldo Bare thumboi serish kryeministrin Sali Berisha dhe deputetet e mazhorances.


I veshur me kostum serioz e i kollarisur Aldo Bare Alfred Shkurti pas hekurave te salles se gjyqit kerkoi mos vazhdimin e seances gjyqesore pa pranine e avokatit mbrojtes Vladimir Mece.


I pyetur nga gjyqtarja Fatmira Hajdari se pse nuk eshte paraqitur avokati Mece i pandehuri Bare u shpreh se nuk e di por kam pershtypjen se eshte i semure e per kete arsye ska ardhur. Gjyqtarja Hajdari iu drejtua te pandehurit Bare duke i thene se i kishte kerkuar avokatit Mece te konsultohej per sjelljen e pahijshme ne seancen e kaluar.

Ky njoftim i gjyqtares shkaktoi reagimin e Bares por me ze me te ulet e me i kursyer ne fjalet fyese. Vete me cenuat per sjelljen time.


Une jam sjelle si shqiptar ndaj kam ardhur ketu nuk jam as poliagjent si Berisha emrin ia shqipton me ze te ulet.


Nese do shikoni ne cdo seance parlamentare ky shtet me keta njerez ne mazhorance me ofendojne dhe me shajne dhe pse une nuk paskam kete te drejte-tha Bare duke iu referuar debateve politike ku ministra te qeverise vazhdojne te mburren me arrestimin e te pandehurit.


Ai person duke iu referuar kryeministrit me ka permendur emrin ne cdo seance parlamentare apo debate publike duke me kthyer ne nje showman. Une jam kthyer ne nje shoeman per ti bere qejfin shtetit.


Familja ime eshte degjeneruar nga keta politikane. Ne nuk kemi leke te blejme ilace per te mbajtur prinderit se kane kaluar ne depresion nga ky shtet.


Kurse shteti mendon e shkon neper shopingje erotike per te mbajtur familjet e tyre e te afermit-tha Bare ne fund te fjales se tij.


Gjate gjithe kesaj kohe kur Bare vazhdonte te fliste dhe te leshonte thumba mbi politikanet gjyqtarja Hajdari mundohej ti nderprese fjalen duke i kerkuar mos te fliste.


Para se i pandehuri Bare te nxirrej nga salla e gjyqit dhe ne kohen kur kryesuesja e togave te zeza shprehej me vendim te ndermjetem per shtyrjen e seances gjyqesore Bare iu drejtua gazetareve ne salle duke perkufizuar veten si nje personazh filmi.


Ore mua me vjen keq per keto gazetaret e bukura qe nuk me kuptuan asnjehere qe jam showmen dhe nuk me vjen afer as Xhon Zarda John Zarda-tha Bare me ironi duke nenqeshur gjate kohes qe efektivet e policise po i vinin prangat per ta nxjerre nga salla e gjyqit.


Procesi gjyqesor ndaj ish-kreut te bandes se Lushnjes ndodhet ne fazen e pyetje se deshmitareve te akuzes. Ndaj te pandehurit rendojne nje sere akuzash te renda penale per te cilat u arrestua ne vitin 2006 ne Turqi nga ku u ekstradua me pas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›