E Diel, 1 Nëntor 2026

Taci dhe dy truprojat rrezikojne tre muaj burg

Prokuroria kerkoi dje gjate konkluzioneve te saj denimin e biznesmenit per dhunen ndaj Mero Bazes


TIRAN- Prokurori i ceshtjes ne seancen e 17 gjyqesore lexoi konkluzionet perfundimtare te organit te akuzes ndaj biznesmenit Rezart Taci dhe dy truprojave te tij Irgen Selfo dhe Bledar Lilo duke kerkuar nga togat e zeza denimin e tyre me nga 3 muaj burg secilin.


Ishte prokurori Gjergji Tako qe ne fjalen e tij renditi kronologjine e ngjarjes se ndodhur fillim nentorin e vitit te kaluar ku gazetari Mero Baze u be pre e grushteve te dy truprojave te biznesmenit Taci.


Per kete krim prokurori kerkoi nga Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet denimin e te pandehurve qe jane hetuar dhe gjykuar ne gjendje te lire me nga tre muaj burg secilin.


Kjo mase denimi sipas prokurorit kerkohet te jepet pasi te pandehurit jane gjetur fajtore per kryerjen e vepres penale te goditjes per shkak te detyres ndaj gazetarit Baze. Vete Taci ka mohuar se e ka qelluar gazetarin ndersa dy truprojat kane pranuar por duke shtuar se ishin provokuar nga vete gazetari Baze.


Ngjarja ka ndodhur fillim nentorin e 2009 ne nje lokal ne ish-zonen e bllokut ku gazetari Baze i shoqeruar nga dy koleget po pinin kafe kur jane sulmuar nga dy truprojat e biznesmenit Taci.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›