E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet babai i Elidon Kotorrit

Babai i të "tmerrshmit" Elidon Kotorri, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka denoncuar djalin e tij se e dhunonte fizikisht e psikologjikisht. Ngjarja ndodhi kur 57-vjeçari Dilaver Kotorri, banues në rrugën "Pasho Hyso" në Tiranë, ka denoncuar djalin e tij Blendi Kotorri, 31 vjeç, për dhunë. Burime nga policia thanë se 57-vjeçarit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes në bazë të ligjit për "dhunën në familje", pasi djali i tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nda tij në mënyrë sistematike. Dilaver Kotorri është babai i Elidon Kotorrit, një prej të burgosurve "VIP", i cili akuzohet për disa vepra penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›