E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish tronditje, por pa viktima

Haiti

Dje, një tërmet tjetër ka goditur sërish Haitin, që ende nuk e ka marrë veten nga tronditja e para një jave. Njerëzit e tmerruar kanë dalë sërish në rrugë, duke bërtitur e ulëritur, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz, vetëm dëme materiale. Në tërmetin e së martës së kaluar humbën jetën 200 mijë vetë dhe 1.5 milionë të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Ndërkohë, pavarësisht se kanë nisur shpërndarjet e ndihmave materiale, shumë prej tyre e kanë të vështirë të arrijnë te të gjithë njerëzit në nevojë. Skuadrat e shpëtimit, që punojnë 24 orë, kanë arritur deri tani të nxjerrin nga gërmadhat dhjetëra persona. Ndër të fundit, mes tyre, ka qenë edhe një grua 69 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar në gërmadhat e një kishe. Goditja e djeshme ka prekur një qendër në veriperëndim të kryeqytetit dhe ka qenë 6 ballë. Fatmirësisht ka qenë në thellësi dhe nuk ka shkaktuar ndonjë cunam.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›