E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona përjeton disfatën e dytë

Barcelona ka pësuar humbje të parëndësishme në udhëtim te Betisi me rezultat 3-1.

Jorge Molina shënoi dy herë (2’ dhe 7’) për të ndezur tifozët baskë të mbledhur në stadium, të cilët kishin ardhur për t`u argëtuar pasi klubi i tyre i zemrës ishte veçse i eliminuar.

Lionel Messi (38’) shënoi për 2-1 dhe golin e nderit për Barcelonën, para se Arzu të realizonte për 3-1 dhe fitoren tejet të parëndësishme për ekipin e tij Betis.

Pasi Barcelona e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 5-0, në gjysmëfinale të Coppa del Rey kualifikohet me rezultat të përgjithshëm prej 6-3, ku do të takohet me Almerian e cila e ndali Real Madridin në barazim fundjavën e kaluar dhe që eliminoi Deportivo La Corunan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›