Serish zjarr ne Spitalle
Zjarri përfshin sërish kodrat e Spitallës në Durrës.
Gjatë ditës së mërkurë janë rregjistruar dy vatra zjarri në kodrat e Spitallës, si pasojë e së cilës janë djegur disa sipërfaqe me shkurre.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit. Sipas zjarrfikësve, flakët e zjarrit kanë përfshirë rreth 500 m sipërfaqe toke.
Vetëm para disa ditësh flakët e zjarrit përfshinë disa hektarë toke të mbjella me ullinj e vreshta në Spitallë e tek Gjiri i Lalzit.
Zjarri dogji më shumë se 27 ha tokë, ndërkohë që të lënduar në njerëz nuk u raportuan. Ndërkohë që zjarri i rënë ditën e mërkurë nuk rrezikon banesa, apo jetë njerëzish.