E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërkëll Bryzh: Anderlehti të paguajë për Hasin

Një pengesë e paparashikuar shfaqet në rrugën e Besnik Hasit, i cili në harkun e pak javëve pritet të fillojë karrierën e re si trajner. Kur dukej se gjithçka po "shkonte vaj", për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare ka dalë një problem i papritur: Sërkëll Bryzh. Hasi është nën kontratë me skuadrën e elitës së futbollit belg (Jupiler League). Drejtuesit e klubit mund të bëhen pengesë serioze për Hasin, i cili pretendon të bëhet ndihmës i Jakobs tek Anderlehti. Me një deklaratë zyrtare, Sërkëll Bryzh ka bërë të ditur se janë të gatshëm të lejojnë largimin e 36-vjeçarit, por më parë Anderlehti duhet të paguajë. "Natyrisht që jemi të shqetësuar për mënyrën sesi janë zhvilluar bisedimet. Asnjë drejtues i Anderlehtit nuk është paraqitur në zyrat e Sërkëll Bryzhit për të biseduar, ndërkohë që ata kanë arritur marrëveshjen me kosovarin", citohej në deklaratë. "Kjo është arsyeja përse tashmë ne pretendojmë dëmshpërblim për largimin e Besnik Hasit".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›