E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi: Juve dhe Napoli, kandidatë për titull

Giuseppe Rossi thotë se Napoli dhe Juventusi do të jenë kandidatët kryesorë që do të luftojnë për titullin e Serie A këtë sezon.

“Mendoj se të dy, Juventus dhe Napoli, janë mirë të përgatitur këtë sezon dhe ata kanë gjithë çfarë ju duhet për ta fituar titullin e ligës. Ata kanë trajnerë të shkëlqyeshëm dhe mund t`ia dalin në Serie A”, ka thënë Rossi.

Sulmuesi 24-vjeçar është lidhur me të dy klubet gjatë verës, por ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai është i fokusuar vetëm te Villarreali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›