“Triple Bill” në Tiranë, si shihet jeta e vërtetë
Spektakli “Triple Bill”, një projektim i videos “Sekretet për shitje”, spektakli i dancit “no.thing”, si dhe performanca muzikore “Rap Titan” do të jenë në stacionin e dhjetë të sezonit ndërkombëtar të muzikës klasike që mbahet në Tiranë, në Akademinë e Arteve, më 5 nëntor. Të enjten në mbrëmje, në orën 19:00, në Akademinë e Arteve ky spektakël triptik shihet si ngjarje e veçantë, nën titullin “Triple Bill”, e organizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri. Ngjarja do të përfshijë një shfaqje të videos “Sekretet për shitje”, nga Elodie Pong në hollin e Akademisë së Arteve, baletin “no.thing” e kompanisë së dancit bashkëkohor “linga”, e ndjekur nga performanca muzikore hip hop “Rap Titan”, që përbëhet nga Roberto Garieri dhe DJ Eagle nga Teatri i Akademisë. Video “Sekretet për shitje” nga Elodie Pong, një artist zviceran me origjinë kineze, është një film në stilin e realit-show, që paraqet shpirtin e zhveshur, ajo që është më shumë sekret, tek njerëzit e thjeshtë, dhe lind kështu një instilacion interaktiv në Teatrin Arsenik të Lausanne, ku çdo vizitori i është kërkuar të shesë sekretet e tij personale. Këto janë filmuar nga 8 telekamera vëzhgimi, të fshehtë. Kompania e dancit bashkëkohor “linga” prezanton “no.thing”, një spektakël me gjashtë balerinë të krijuar nga Katarzyna Gdaniec dhe Marko Cantalupo nën stimulin e një pyetje- “epoka e performancës fizike, autenticiteti një gjest që ende vepron?”- për të cilën kërkojnë të japin përgjigje, duke u përqendruar në vallëzim e mbi marrëdhëniet e saj me muzikën. Kompania “linga” është themeluar në vitin 1992, nga Katarzyna Gdaniec, lindur dhe formuar në Poloni, ish prima balerinë e Bejart Ballet, dhe Marko Cantalupo, xhenovez, një nxënës i La Scala, i operës së Hamburgut, si dhe koreografi Daniel Ezralow. Pas një pushimi të shkurtër ky triptik do të pasojë me spektaklin “Rap Titan”, një shfaqje muzikore hip hop të përbërë nga Roberto Garieri dhe DJ Eagle, për të treguar historinë e hip hop, duke shpjeguar se si protagonistët, janë të lodhur nga jeta urbane dhe dhuna e saj, duke krijuar një kulturë të vërtetë, reale.