Vrasja, shoqërohen miqtë e tranvestitit
Policia e Tiranës po heton vrasjen e tranvestit mbrëmjen e djeshme në qendër të Tiranës, duke u përqendruar sidomos në dy pista, atë të krimit pasionant, si edhe në pistën e "diskriminimit". Policia ka shoqëruar gjithë të njohurit e viktimës, duke i marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për këtë krim. Gjithashtu, deklaratë i është marrë edhe punonjësit të policisë së burgjeve, i cili e gjeti të vdekur tranvestitin e identifikuar me emrin Petrit Muçaj dhe i njohur me nofkën Kristina. Në orët e mbrëmjes, policia ka mundur të identifikojë një të dyshuar, i cili është endacak. Autori dyshohet se është nga Kosova, por prej vitesh jeton në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy net më parë, në qendër të kryeqytetit, te rruga "Abdi Toptani", përballë hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, tek ish-hotel "Drini", sot "Torre Drin". Sipas policisë, ai është gjetur duke ndërruar jetë nga një punonjës i policisë së burgjeve. Tranvestiti ka shkuar pranë kabinës së tij duke kërkuar ndihmë dhe menjëherë është njoftuar policia. Krimi ndodhi jo larg pjesës së pasme të Pallatit të Kulturës, ku rëndom qëndrojnë tranvestitët shqiptarë, në përpjekje për të gjetur klientë. Viktima ishte një tranvestit (person me devijime seksuale) që thirrej Kristina. Policia tha se identiteti i plotë është Petrit Muçaj, 38 vjeç nga Elbasani, banues prej vitesh në Tiranë. Ai ishte pjesë e një grupi tranvestitësh, të cilët qarkullojnë në kryeqytet duke u endur shpesh në kërkim klientësh. Policia tha se viktima disa herë ishte arrestuar për vepra të turpshme në publik, kryerje të marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale, si edhe akuzuar për vjedhje, denoncuar kryesisht nga klientë të grupit të tranvestitëve që gjenden pas Pallatit të Kulturës.
Nga hetimet e para, mësohet se ka qenë një person, të dhënat e të cilit policia refuzoi t‘i konfirmojë deri tani, i cili e ka qëlluar viktimën me një mjet të mprehtë, dyshohet thikë, në pjesën e fytit. Pasi ka marrë plagën që i solli hemorragji të fortë, viktima ka kërkuar ndihmë, duke iu afruar policit më të parë që gjeti te porta e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në gjendje kritike siç ishte, viktima ka gjetur vdekjen pak minuta më vonë, ndërsa po transportohej në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës. Duke folur për hetimet, policia tha se personi me devijim seksual ka gjetur vdekjen pasi u ther me thikë në fyt. Policia pohoi se ndër pistat e hetimit, në pritje për të kapur autorin, ka atë të vrasjes për shkak të faktit se viktima ishte tranvestit, pra një njeri me devijime seksuale. Por, nën hetim janë edhe pista të tjera, që gjithashtu lidhen me të kaluarën e errët të viktimës.
Polici i burgjeve ka dhënë deklaratën e tij për çfarë kishte parë, duke sjellë edhe prova për grupin hetimor. Madje, aty kanë vënë re edhe një person, duke u larguar me shpejtësi. Për këtë krim policia ka shoqëruar disa tranvestitë, për t‘i pyetur në lidhje me problemet që kishte personi i njohur me emrin Kristina. Ata kanë dhënë deklaratat e tyre, duke shpjeguar çdo dyshim të policisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Deri në orët e vona të natës, policia kishte kryer disa shoqërime, por ende nuk ka emra konkretë për këtë krim.