Sesioni i fundit; Lëvizje deputetësh, Përnaska në PD, Cekës i shkrihet grupi
Sesioni i fundit parlamentar përpara zgjedhjeve të vitit 2009 ka nisur me një “merkato”, ku shumë deputetë kanë vendosur të bëjnë hapin e fundit. Në këtë fillim punimesh në Kuvend, Neritan Cekës i është shkrirë grupi i tij kuvendor, ndërsa Lajla Përnaska ka vendosur të largohet nga grupi i PR-së për t’u rikthyer në PD. Lëvizje të tjera janë bërë publike, si kalimi i Petro Koçit në grupin e LSI-së, si dhe grupi i ri me mbështetësit e Nanos kanë marrë zyrën që u takon si grup parlamentar
Zgjedhjet e vitit 2009 janë vetëm 9 muaj larg dhe kjo është reflektuar edhe në përbërjen e grupeve parlamentare. Deputetë të shumtë janë larguar nga ngjyrat e para politike me të cilat kanë fituar mandatin në Kuvend dhe janë bashkuar me grupe të tjera parlamentare. Tri vite rresht Neritan Ceka pati grupin e tij parlamentar “Qendra Liberaldemokrate” por deklaratat e tij të fundit i kanë kushtuar vendin si kryetar i këtij grupi. Afër kësaj “tragjedie” janë edhe dy grupe të tjera kuvendore, ai i “Qendrës Demokrate” që drejtohet nga Vangjel Dule si dhe grupi parlamentar i Partisë Agrare Ambientaliste. Të dyja këto grupe kanë nga 6 deputetë, por duhen 7 të tillë për të ndërtuar një grup parlamentar. Agrarët dhe Ambientalistët kanë vetëm pak ditë afat për të huazuar ndonjë deputetët nga partitë e mëdha, ndryshe do të humbasin privilegjet që të ofron një grup kuvendor. Ndërkohë, në Kuvend tashmë ka marrë një zyrë grupi kuvendor i “Qendrës”, i përbërë me mbështetës të ish-kryeministrit Nano dhe që drejtohet nga Paulin Sterkaj. Një tjetër lëvizje është edhe ajo e deputetes republikane Lajla Përnaska, e cila ka vendosur të rikthehet në grupin parlamentar të PD-së. Gjithsesi, Kuvendi do të ketë edhe deputetë të pavarur si Fatos Nano, Nikollë Lesi dhe Spartak Ngjela.
Lëvizjet në tri vite
Gjatë këtyre tri viteve të punimeve në Kuvend, ka pasur lëvizje rekord deputetësh. Pashk Ujka fitoi mandatin me siglën e Aleancës Demokratike, por pas një viti ai ndërroi qëndrim politik duke shkuar te demokristianët si kryetar grupi, por më pas u vendos në grupin e ri të “Qendrës”. Sipas procedurave të rregullores së Kuvendit, një grup parlamentar duhet të ketë minimalisht 7 deputetë. Pavarësisht se shumë forca politike nuk e disponojnë këtë numër deputetësh, partitë e mëdha, PD-ja dhe PS-ja, u kanë huazuar deputetë aleatëve përkatës për të plotësuar numrin. Ekzistenca e një grupi parlamentar në Kuvend të krijon privilegje të veçanta si makinë, shofer, dieta si dhe kohë të çmuar parlamentare. Ndonëse ka parti në Kuvend të cilat nuk kanë më shumë se dy deputetë, partitë e mëdha kanë dhënë borxh deri në 5 deputetë për formimin e grupeve parlamentare. Njëkohësisht ish-deputeti i PD-së, Gilman Gakalli, ka firmosur për PDK-në e cila ka siguruar numrin magjik prej 7 deputetësh. Grupi parlamentar i Partisë Republikane ka numrat e nevojshëm dhe në të njëjtën lidhje janë edhe grupet e partisë Socialdemokrate, Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokracia Sociale. Grupi parlamentar i Partisë Agrare Ambientaliste duket se po ndien vështirësi, por nga ana tjetër duket se Partia Demokratike do të mbështesë këtë parti duke i huazuar ndonjë deputet të saj. Aktualisht në këtë grup ndodhen 5 deputetë të PD-së. Grupet parlamentare janë organe të rëndësishme të Kuvendit në organizimin dhe kryerjen e funksioneve kushtetuese të tij. Përbërja e komisioneve, përbërja e delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizatave ndërkombëtare, përbërja e Byrosë, koha për diskutime në mocione etj. kryhen mbi bazën e përfaqësimit të grupeve parlamentare në Kuvend. Kryetarët e grupeve parlamentare janë anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, e cila organizon performancën politike të veprimtarisë së Kuvendit. Kryetarit të grupit parlamentar i sigurohet nga rregullorja një pozicion i veçantë në raport me deputetët e tjerë dhe kjo për hir të përfaqësimit të strukturës më të rëndësishme të partisë politike në Kuvend.
Grupet parlamentare
Grupi parlamentar demokristian
Grupi parlamentar demokrat-reformator
Grupi parlamentar i Qendrës
Grupi parlamentar “Qendra demokrate”
Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste
Grupi parlamentar i Partisë Republikane
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike
Grupi parlamentar i Partisë Agrare Ambientaliste
Grupi parlamentar “Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokracia Sociale”
Grupet parlamentare që rrezikohen
Grupi parlamentar “Qendra Demokrate”

Grupi që u shkri
Grupi parlamentar “Qendra Liberaldemokrate”