Rikthimi i ish-ëve, Paloka: PD-ja do rishikojë statutin
Rikthimi i ish-të larguarve, do të detyrojë PD-në që të prekë sërish dokumentin themeltar, statusin e saj. Deputeti e anëtari i kryesisë së PD-së, Edi Paloka, bëri dje të ditura dy aspektet e ndërhyrjes në status. Sipas tij, në ndryshimet e reja, në prag të kongresit të majit, PD-ja do të sqarojë mënyrën se si do të zgjidhen të sapo kthyerit. Por z.Paloka, thekson se një tjetër ndryshim do të jetë dhe ndarja e posteve ekzekutive nga ato partiake. Një gjë të tillë nuk e ndalon statusi aktual, ndaj parashikohet se ndërhyrja në këtë dokument të bëhet edhe për vendosjen e rregullave të reja në këtë rast. “Duhen ndarë postet shtetërore nga ato partiake, pasi një vendosje e tillë e ka lënë PD-në në hije tre vitet e fundit. Por kjo çështje së bashku me atë të të rikthyerve në parti janë pika që kërkojnë detyrimisht rishikimin e statutit të partisë”, - u shpreh z.Edi Paloka. Gjithsesi, demokratët kanë një formulë të tyren tashmë për përzgjedhjen e deputetëve. Sipas Palokës formula parashikon që propozimet të bëhen nga baza e partisë. Ai shtoi se “propozimet kanë ardhur nga degët dhe pastaj kryesia ka shqyrtuar të gjitha kriteret që ne kemi përcaktuar për këto raste dhe kemi zgjedhur atë që kemi besuar se është kandidatura më e mirë”. Z.Paloka shprehu besimin se kështu do të funksionojë prapë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh”.
Berisha: Shqipëria, ushtri të një vendi anëtar të NATO-s
Kryeministri Sali Berisha siguroi dje Forcat Detare dhe në tërësi Forcat e Armatosura të Shqipërisë se qeveria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për modernizimin e tyre. Kryeministri Berisha bashkë me ministrin e Mbrojtjes Gazmend Oketa ishte dje i pranishëm në ceremoninë e mbërritjes së anijes së Rojës Bregdetare "Iliria", në portin e Durrësit. Berisha foli për mbështetjen e plotë të qeverisë në përpjekjet e FD-së dhe FA-së për modernizimin, reformimin dhe kthimin në një ushtri të një vendi anëtar të NATO-s”. Duke vlerësuar rolin dhe misionin e tyre tepër të rëndësishëm, Kryeministri nënvizoi se “teknologjitë e vjetra do të lihen mbrapa, pasi ato jo vetëm që nuk shërbejnë, por ndëshkojnë ata që i përdorin ato. Ne jemi të vendosur të ndahemi prej tyre dhe të bëjmë çdo përpjekje për të sjellë mjete moderne si për Forcat Detare, për këmbësorinë, por edhe për Forcat Ajrore të vendit”. Në ceremoninë e organizuar në kalatën 5 të portit detar të Durrësit, Kryeministri Berisha i dorëzoi komandantit të anijes "Iliria", Lejtnant Blerim Hoxhës flamurin e anijes, i cili u ngrit nën tingujt e himnit tonë kombëtar. Më pas, Kryeministri Berisha i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë “Damen Shipyard”, ministri i Mbrojtjes z. Gazmend Oketa, ministri i Brendshëm z. Bujar Nishani, ministri i Punëve të Jashtme z. Lulzim Basha, diplomatë të pranishëm në këtë ceremoni, etj. vizitoi ambientet e anijes “Iliria” dhe përshkuan me të një distancë të shkurtër në det. Anija “Iliria” është anija e parë e klasit “Iliria”, në kuadër të Programit të Modernizimit për pajisjen e Forcës Detare. Ajo do të pasohet nga tri anije të tjera të të njëjtit tip, të cilat do të quhen “Orik”, “Lisus” dhe “Butrinti”. “Brenda afateve të caktuara ne do të realizojmë kalimin në një ushtri të plotë profesionale. Unë shoh sot, me vlerësimin dhe nderimin më të madh, rezultatet e shkëlqyera që ju keni arritur në reformat e mëdha që keni ndërmarrë, për t’u shndërruar në një ushtri të denjë për anëtarësimin e vendit në NATO”, - deklaroi z.Berisha.