Leskaj: Ligj të ri për median vizive
Kryetarja e Komisionit kuvendor të Mediave tha dje se është duke u përgatitur një ligj i ri për mediat vizive. “Ne kemi firmosur edhe një plan veprimi, i cili është up-date-uar, është rifreskuar me BE-në dhe KE-në. Ligji bëhet nën ekspertizën, nën kujdesin e BE-së dhe KE-së. Janë dy ekspertë ndërkombëtarë, të caktuar nga KE-ja, njëri prej të cilëve është edhe drejtor i fushës përkatëse në KE dhe ligji është në proces. Është bërë diskutimi i parë, siç e thashë me aktorë të interesit, të cilët kanë dhënë optikën e tyre mbi çështje që duhet të përfshihen, është në përgatitje për t’iu çuar KE-së, i cili do të bëjë komentet e tij mbi draftin dhe mbasi të vijnë edhe komentet e KE-së do të bëjmë një tryezë me të gjithë aktorët e interesit, në mënyrë që drafti të jetë në standarde. E theksoj këtë, të jetë në standarde, për shkak se në dhjetor ka dalë një direktivë tjetër e BE-së, që lidhet me median elektronike dhe të gjitha këto direktiva të BE-së”, - tha Leskaj. Në deklaratën e saj Leskaj akuzoi qeverinë për ndërhyrje në mediat vizive.
LSI-ja kërkon kontroll në fushën e bujqësisë
Sekretar i LSI-së për bujqësinë dhe mjedisin, Edmond Panariti, deklaroi dje se situata e fundit në lidhje me farën e misrit që nuk jep prodhim, ka ardhur si rezultat i përdorimit të farave të modifikuara gjenetikisht. Ai kërkoi që institutet përkatëse të shtojnë kontrollet ndaj importeve në bujqësi. “Ajo që dëshiroj të theksoj është se fermerët e vendit, janë sot viktimë e teknologjisë së lartë të prodhimit të farërave. Fara e përdorur për mbjellje këtë sezon nuk është farë hibride e zakonshme, por një farë pioniere e modifikuar gjenetikisht për të zhvilluar tipare superiore. Padyshim që këtu kemi të bëjmë me qëllime të mira, por që mbartin edhe rreziqe të jashtëzakonshme. Së dyti, ky rast dëshmon se shkatërrimi i instituteve dhe qendrave kërkimore të bujqësisë, na ka lënë të zbuluar jo vetëm ndaj farërave shterpe, por edhe ndaj përdorimit të insekticideve, medikamenteve dhe të vaksinave të skaduara”, - tha Panariti.