PD, Zogaj: Jo shkrirje të partive të djathta
Deputeti i PD-së, Preç Zogaj, është kundër shkrirjes së partive të djathta dhe unifikimin e tyre me demokratët. Sipas tij, është në favor të së djathtës që disa parti të vogla të ekzistojnë. “Formula e daljes në zgjedhje për koalicionin e djathtë është me disa variabla. Partitë e vogla duhet të dalin me lista unike në ato zona ku pragu është i lartë”, - deklaroi z.Zogaj. Deputeti demokrat gjykon se shkrirja e PDR-së është e pritshme pasi funksioni i saj është sfumuar këto vjet dhe se bashkëpunimi ekzekutiv këtë mandat e ka kushtëzuar një veprim të tillë politik. Po dje, z.Zogaj foli edhe për procesin e rikthimit në Partinë Demokratike të ish-të larguarve në kohë të ndryshme. Ish-themelues i PD-së, z.Preç Zogaj, apelon se procesi i të kthyerve në këtë parti duhet të shoqërohet me një garë dhe
rregulla të forta nëse duan të bëjnë karrierë në parti. Deputeti demokrat nuk mendon se duhet parë rikthimi i disa prej figurave që dikur kanë qenë të rëndësishëm në PD, por problemi, sipas tij, duhet të shihet gjetkë, pikërisht tek rregullat që PD-ja duhet të vendosë për të rikthyerit. “Nuk them se duhen parë sepse politika e dyerve të hapura nuk ka kushte dhe kritere të tilla, por këtu problemi është që PD-ja të ketë rregulla të qarta gare dhe konkurrence dhe të jetë vota që t’i vlerësojë historitë personale apo historitë e grupeve”, - deklaroi z.Preç Zogaj.