E Diel, 1 Nëntor 2026

Sesioni i fundit parlamentar, starton me raportimet e Institucioneve Kushtetuese

TIRANE - Sesioni i ri parlamentar që do të nisë më 19 janar përfshin në kalendarin e punimeve dhe raportimin vjetor të organeve kushtetuese dhe institucioneve kryesore në varësi të Kuvendit, lidhur me veprimtarinë e tyre përgjatë vitit 2008. Miratimi gjatë javës së ardhshme i Programit tremujor të punës së Kuvendit nga Konferenca e Kryetarëve, do të përfshijë dhe grafikun e raportimit në parlament të institucioneve kushtetuese dhe atyre që varen nga organi legjislativ më i rëndësishëm në vend. Fillimisht, këto raporte paraqiten para komisioneve parlamentare dhe më pas debatohen në seancë plenare, ku parlamenti miraton dhe një rezolutë për punën e çdo institucioni. Kështu, në javët në vazhdim, do të raportojnë në Kuvend, drejtues të Komisionit të Shërbimit Civil, të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Avokati i Popullit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit etj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›