E Diel, 1 Nëntor 2026

Sesioni i ri, Nano shfaqet në Kuvend

 

Ish-kryetari socialist Fatos Nano është shfaqur dje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në seancën përuruese të sesionit të ri parlamentar. Ai është pritur në shkallët e Kuvendit nga deputeti Taulant Balla, ndërsa nuk ka munguar interesimi i gazetarëve për prezencën e tij në Kuvend. I pyetur nga gazetarja e "Vizion Plus", ish-kreu socialist nuk e ka konsideruar surprizë prezencën e tij në seancën e djeshme të Kuvendit të Shqipërisë. "Asgjë që nuk lidhet me momentin që po kalojmë", u shpreh Nano për pjesëmarrjen e tij në Kuvend. Sipas tij, "vendi ka hyrë në një vit elektoral". Ish-kreu socialist ka qenë i tërhequr nga jeta aktive parlamentare, ndërsa në selinë rozë ai ka që në korrik të vitit 2007 që nuk ka shkuar më.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›