Seuli paralajmëron Phenianin

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 18:00
Presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-Bak ka paralajmëruar se çdo agresion nga Koreja Veriore do të përballet me përgjigje të fuqishme, por shtoi se mbeten të hapura dyert për dialog.
Në një fjalim televiziv me rastin e Vitit të Ri, Li tha se Seuli është serioz lidhur me dialogun dhe se është i gatshëm të ofrojë ndihmë ekonomike.
Tensionet në siujdhesën e ndarë u rritën dukshëm, pasi Veriu bombardoi një ujdhesë në Korenë e Jugut në nëntor, duke vrarë dy ushtarë dhe dy civilë.
Ndërkohë, emisari amerikan për Korenë e Veriut, Stefen Bosworth, do të vizitojë gjatë javës Korenë e Jugut , Kinën dhe Japoninë, për të diskutuar për Korenë e Veriut.