E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri: Fillojnë kontradiktat

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 18:30

Dy deklarata në ditët e fundvitit, të bëra nga KQZ dhe nga Partia Socialiste, duket se vetëm sa kanë nxitur debatin e nxehtë politik që pritet të shpërthejë në Shqipëri menjëherë pas festave.

Duke filluar që nga 7 janari KQZ ka vendosur të djegë fletëvotimet, ndërkaq opozita të fillojë me protestat masive në rrugë, me qëllim të rrëzimit të qeverisë dhe të realizimit të zgjedhjeve të parakohshme më 8 maj – po në të njëjtën ditë për kur presidenti ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Nga ana tjetër, qeveria premton se më 8 maj do të mbajë zgjedhjet më të mira lokale të të gjitha kohërave, dhe se falë cilësisë së tyre dhe përmbushjes së kushteve tjera të BE’së, do të sigurojë ftesën e vendit kandidat për hyrje në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›